• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho, tatuazhi sekret mund të ketë lidhje me Tiranën: “Pas disa ditësh do t’jua tregoj”

-Instant, Sport, Video



Që nga grumbullimi në Portugali, Josè Mourinho vazhdon të ushqejë pritjen në lidhje me tatuazhin misterioz në shpatullën e tij të djathtë. Bota verdhekuqe mezi po pret të zbulojë se cfarë do të përfaqësojë tatuazhi, por Special One nuk e ka me nxitim: “Pas disa ditësh do t’jua tregoj”, thotë Mou në një video në Instagram direkt nga Estadio Municipal në Albufeira, ku grupi verdhekuq po zhvillon seancat e para stërvitore të sezonit. Mourinho i kaloi pushimet në Afrikë përpara se të rifillonte punën me skuadrën.

Pikërisht nga pushimet e fundit të Mourinhos kanë nisur hipotezat se fasha në krahun e teknikut mund të mbulojë një tatuazh tribal, por shanset më të mëdha i ka trofeu i fituar në Tiranë, kupa e parë e Conference League e fituar sezonin e kaluar. Vetëm koha do ta tregojë e ajo thotë ‘duroni edhe pak ditë’.

FALENDERIMI PËR ZJARRFIKËSIT
Në të njëjtën video, Mou shfrytëzon rastin të falënderojë Brigadën Portugeze të Zjarrfikësve që po luftojnë kundër zjarreve të verës: “Një përqafim i madh për të gjithë zjarrfikësit që luftojnë zjarrin në vendin tim në një kohë kaq të vështirë. Por jo vetëm në vendin tim, ka djem vërtet guximtarë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *