• |
ide | kryesore

A qëndron Rusia pas rrëzimit të qeverive në Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ne nuk komentojmë zhvillimet e brendshme politike. Por është fakt që Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në dhe vendet anëtare të saj”. Këto ishin fjalët e zëdhënësit të Komisionit Europian, Peter Stano i pyetur për rolin rus në krizat qeveritare në disa vende evropiane.

Me “dezinformimin, Moska përpiqet të ndikojë në politikën kombëtare nëpërmjet delegatëve të saj të brendshëm që mund të jenë politikë. Dhe dezinformimi i Kremlinit përdoret ndonjëherë edhe nga disa parti” – shtoi ai, citon lapsi.al.

Shkak për këto hije dyshimi se pas tronditjes së qeverive evropiane qëndron Moska u bënë pas postimit të një fotoje nga kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisië, Dmitry Medvedev.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti rus publikoi vetëm një kombinim elokuent imazhesh në kanalin e tij në “Telegram”: foton e kryeministrit britanik Boris Johnson, atë të Mario Draghit dhe një hije të zezë me një pikëpyetje në mes si për të thënë:“Kush e ka radhën?”.

Pak ditë më parë kur sapo ishte bërë e ditur dorëheqja e kryeministrit britanik, Medvedev kishte shkruar sërish në Telegram: “Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! Iku i pari…”.

Janë të shumtë ata që thonë se mesa duket është duke u realizuar profecia e Vladimir Putin. Duke folur në Forumin e Shën Petersburgut në fund të qershorit, udhëheqësi i Kremlinit parashikoi se krizat perëndimore të shkaktuara nga reagimi i sanksioneve të nisura si përgjigje ndaj ofensivës ruse në Ukrainë do të çonin “në një valë populizmi dhe rritje të lëvizjeve ekstreme e radikale si dhe ndryshime serioze socio-ekonomike dhe degraduese në të ardhmen e afërt në këto elita perëndimore”.

Dhe mesa duket kjo është ajo që pret Moska.

Grigorij Beglarjan, prezantues i programit “Capital” dhe ekspert ekonomik i kanalit televiziv “Rossija 24” duke komentuar krizën e euros dhe të qeverisë italiane, shkoi deri aty sa të parashikonte zgjedhje të parakohshme në Itali para njoftimit të dorëheqjes së Mario Draghit.

“Zgjedhjet mund t’i japin fund qeverisë që është sot në Itali sepse ajo nuk gëzon një popullaritet të madh. Për shembull, një aleancë midis Lega-s së Salvinit dhe partisë së Berlusconit duke gjykuar nga sondazhet, ka një mbështetje më të fortë nga populli dhe mund të mposhtë politikanët aktualë, partitë që qeverisin sot Italinë”, – tha ai me njëfarë kënaqësie.

Të njëjtën kënaqësi që mëngjesin e sotëm, ende pa u konsumuar kriza e qeverisë italiane, u transmetua në rubrikat e agjencisë shtetërore të lajmeve Ria Novosti nga pena e kolumnistit Pjotr Akopov. Është i njëjti që në 26 shkurt boti shkrimin për triumfin e Rusisë në Ukrainë, por që më pas u hoq nga publikimi.

Akopov komentoi atë që ai e quajti “kriza e lidershipit perëndimor” duke filluar me vrasjen e Shinzo Abe, jo më kryeministër, por ende “figura numër një në politikën japoneze” dhe dorëheqjen e kryeministrit britanik Boris Johnson, për shkuar më pas te thyerja brenda koalicionit qeveritar italian të udhëhequr nga Draghi.

“Është e qartë se secili nga vendet e G7 ka pasur vështirësitë e veta të brendshme politike dhe kriza energjetike vetëm sa ka rritur shtrirjen e tyre, por është e vështirë të mos vërehet se nuk kanë kaluar as 5 muaj nga fillimi i operacionit special ruse në Ukrainë dhe në shumicën e vendeve të mëdha perëndimore qeveritë tashmë janë në telashe të mëdha”, – ka shkruar ai.

“Rezulton se pozicioni i qeverive të të gjitha vendet kyçe të G7-ës është bërë më i pasigurt – dhe lufta e tyre për Ukrainën ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë. Jo vetë lufta, por pasojat e saj” – thotë ai. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Lapsi filorus do te na binde se rusia ka aq ndikim saqe te rrezoxje qeverite..VK ose e beni me qellim ose nuk keni kuptuar gje!

  2. Ekzakt I paemer 00:13. I rrezojne se jane te paafte dhe nuk dine gje tjeter vetem politikave neoliberale dhe pastaj u djeg suma dhe ankohen “Waaaaa…. waaaa…. waaaa, Rusiaaa!!! Rusiaaaaa!!!!”

    1. I rrezoi kriza katastrofike qe i futi Rusia dhe po shkerdhehen tani se brnin qejf me importet e lira nga Rusia

  3. PO I RREZON KRIZA EKONOMIKE KU PO ZHYTIN VENDET E TYRE DITA DITES, DUKE I INGRANUAR NE NJE LUFTE IDIOTE EKONOMIKE QE POPUJVE TE TYRE NUK I PERKET FARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *