• |
ide | kryesore

Aksioni i SPAK/ Kush është ish-muxhahedini që po fundos grupin e spiunazhit iranian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohet si pjesë e grupit të spiunazhit, dhe që kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.

Kush është ish-muxhahedini i arrestuar Bijan Poolagrad?

Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ish-banori i kampit të muxhahedinëve po përballet me drejtësinë shqiptare për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.

I pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre.

Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK.
Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

I pandehuri, i cili mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. Ai do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë me datë 7 korrik, ditë ku u shty seanca e radhës, pasi e para dështoi, për shkak të mungesës së përkthyesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *