• |
ide | kryesore

Amnistia fiskale/ Tabaku: Do largojë investitorët e huaj! Deputetët socialistë t’i thërrasin logjikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur edhe njëherë kritika për projektligjin e amnistisë fiskale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputetja demokrate është shprehur se kjo nismë do i hapë rrugë futjes së parave të pista në qarkullim

Sipas saj, kjo do të sillte largimin e investitorëve të huaj nga vendi ynë. Tabaku shprehet se deputetët socialistë duhet t’i thërrasin logjikës për të mos lejuar prishjen e balanceve ekonomike në vend, por të gjejmë mekanizma të tjerë për të zhbllokuar krizën.

Pyetje: Zonja Tabaku Dhoma amerikane e Tregtisë shprehu dje shqetësime serioze mbi projektligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga qeveria shqiptare, duke thënë se dispozitat e tij nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si trafiku i drogës, ai qënieve njerëzore, pastrimi i parave të përjashtohen nga amnistia dhe kërkoi që qeverisë të tërhiqet nga propozimi. A ndani dhe ju të njëjtin qëndrim?

Jorida Tabaku: Unë kam tre vite që e kundërshtoj këtë ligj. Tashmë ligji është hedhur për konsultim publik, por shqetësimi im kryesor është që ligji prish barazinë përpara ligjit, cënon të gjithë taksa-paguesit e ndershëm dhe i hap rrugë një kapitali jozyrtar, kriminal, korruptiv që vitet e fundit fatkeqsisht është rritur në Shqipëri. Unë gjykoj që në këtë moment edhe në proçesin e integrimit ku neve ndodhemi por edhe për faktin që Shqipëria është e përfshirë në listën gri të pastrimit të parave, nuk është ky drejtimi që duhet të marrim.

Qeveria shqiptare duhet të shohë mënyrën sesi duhet të zgjerohet ekonomia me mundësitë e saj duke hapur tregun, sepse sot kemi një treg të ngushtuar. Përfshirja e këtij kapitali në ekonominë shqiptare veçse do të largojë investitorët e huaj dhe do të penalizojë bizneset e ndershme shqiptare. I kam bërë thirrje deputetëve socialistë në parlament dhe shpresoj që t’i thërrasin llogjikës për hir të balancave në tregun e Shqipërisë, për hir të faktit që sot kemi një situatë shumë të vështirë ekonomike, por edhe për proçesin e integrimit.



3 Comments

  1. fabula e padisë në Francë duket se ishte thjesht një përrallë për të vënë në gjumë fanatikët e Berishës, pasi duket se nuk ka pasur asnjë padi e as proces kundër SHBA në Paris.

    Ndërkaq, dje në Parlament, Berisha përveç sulmit ndaj dy trupave qeverisëse të gjyqësorit KLGJ dhe KLP, tha një akuzë të rëndë, madje penale, kur shqiptoi se gazetari Kastriot Myftari ka humbur jetën si pasojë e ambasadores se BE-së para pak vitesh, Romana Vlahutin.

  2. Pfffffffffffffffffffffff Ketu gjenden vetem hajdute (qofte edhe me targa te huaja) por jo investitore…. Kush investon me mend ne koke ketu dhe, per te mos e marre as investimin… pffffffffffffffffffffffffffffff… 🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *