• |
ide | kryesore

Berisha paralajmëron protesta si në Sri Lanka, por jo në verë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha sulmoi ashpër qeverinë për amnistinë fiskale, gazetarët e pyetën nëse do të zhvillohen protesta në verë.


Duke mos dashur të thotë “Jo“, Sali Berisha deklaroi se protestat nuk përjashtohen, por se po punohet shumë për zgjerim të aksionit opozitar.


Berisha tha se: “Një skenar si i Sri Lankës i pret” – edhe pse ai e di shumë mirë se Sri Lankasit nuk pritën vjeshtën dhe freksimin e motit që të rrëzonin Presidentin.

“Protestat nuk përjashtohen, por kemi punë për të bërë. Do zgjerohemi edhe më shumë. Do të punojmë me komunitetet. Një skenar si i Sri Lankës i pret. Është i njëjti mekanizëm i krijuar. Ish guvernatori i Bankës së Argjentinës paguhet 8 milionë në vit për shkrimet. A e çoi Veliaj në Sri Lanka, apo nga Sri Lanka e solli këtu kjo është për tu hetuar. A e morët vesh që shkoi zonja Hajdari për të dëshmuar dhe SPAK i tha “ik ik, largohu, mos na ngatërro me qeverinë”. Përgjigjen do ta japin qyetarët.” – u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme me gazetarët në selinë blu. ©LAPSI.AL 


10 Comments

  1. Obobooooo
    Po u drdhen gjunjt qeveritarve.
    Hahahahaha
    Ik o sal na ler rehat.
    E dim se si funksionon. Jua dim lojen… Kariko njerzit kot e mbaj me gajret deri ne zgjedhjet e ardhshme. E dim qe deri ne 2025, ramen do kemi.
    Po me si po duken bathet. Do e kemi deri ne 2029.

  2. Po o Sale po, fillove si Luli dhe ti, shifemi pas pushimeve. Ata te Sri Lankes nuk shkun me pushime dhe pastaj pas pushimeve u kthyn te rrezonin presidentin. Pridh se lirohesh i thon ketij muhabeti. Kur them un qe eshte e gjitha show i Sales per te mborj veten dhe familjen, si ha palla per demokratet fare.

    1. Problemi eshte se shqiptaret mezi mblidhen per protesta sidomos ne stinen e veres ndaj berisha se ka keq qe e le per shtator

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.