• |
ide | kryesore

Dyshime për spiunazh, SPAK kontrolle në banesat e ish-anëtarëve të MEK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka firmosur nëntë urdhër-kontrolle ndaj ish-anëtarëve të MEK, të cilët dyshohen për spiunazh në shërbim të regjimit iranian.

Gazetarja Klodiana Lala se SPAK ka kontrolluar banesat e ish-anëtarëve të MEK në zonën e “Freskut” dhe “5 Majit”, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Kontrollet në banesat e tyre janë kryer pas arrestimit të shtetasit iranian, Bijon Polidrag, i cili është zbuluar se filmonte bazën e MEK, në Manzë.

Siç mëson gazetarja Lala, nga këqyrja e celularit dhe mjeteve elektronike të tij, janë zbuluar kontakte të tjera, që dyshohen gjithashtu për spiunazh.



1 Comment

  1. Pse qënka spiunazh të filmosh bazën e terroristëve të MEK? Ajo nuk është as objekt ushtarak shqiptar as objekt tjetër shtetëror i rëndësisë së veçantë. Në SHBA mund të filmosh sa të duash nga jashtë bazat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare, edhe nga brenda nëse janë një hapësirë apo dhomë për publikun. SPAK i leshit të merret me korrupsionin e aferat qindra milion euro si ajo e inceneratorëve e jo me dy-tre gomerë iranianët ata mijra që ja sjellë Ramoviçi në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *