• |
ide | kryesore

Dyshohet të jenë ish-anëtarë të MEK-ut, SPAK vë nën hetim 20 iranianë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të iranianit Bijan Poolagrad, që është marrë edhe i pandehur për veprime me qëllime terroriste dhe organizatë kriminale nga SPAK, janë identifikuar edhe 20 persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.

Prokuroria e posaçme ka urdhëruar kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente zyrash në kryeqytet që janë marrë me qira nga shtetas iranianë me dyshimin se kanë siguruar informacion në vendin tonë për t’iu shërbyer autoriteteve iraniane. Hetimet e nisura dy vite më parë pas arrestimit të Bijan Poolagrad, kanë ndihmuar hetuesit për të zbuluar personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Në celularin e Poolagrad janë gjetur komunikime me personat të tjerë me të cilët ai bashkëpunonte.

Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI. Këtij të fundit iu kontrollua edhe zyra e shoqatës “ASILA” që ndodhet pranë shkollës “Gjon Buzuku” në kryeqytet si dhe apartamenti ku ai jeton me qira.

Përveç, kontrolleve në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë që dyshohet se janë infiltruar nga regjimi i RAISIT në Iran.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, personat e vënë nën hetim janë, ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje./Abc



1 Comment

  1. Keshtu eshte kur je koloni e rendomte dhe pranon te strehosh mijra terrorist pa asnje arsye e garaci. Te fala Pendeli Nënokes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *