• |
ide | kryesore

“Humba 6 kile në ndeshje, mu deshën 4 orë e 30 litra ujë që të urinoja”: Hulk rrëfen makthin e përjetuar në Maracana

-Instant, Sport



Sigurisht që nuk ishte një mbrëmje e lehtë për Hulk, i cili natën mes të mërkurës dhe të enjtes, me Atlètico Mineiron e tij, u përball me Flamengon për kthimin e 1/8 të Kupës së Brazilit. Bardhezinjtë humbën 2-0 dhe u eliminuan nga kompeticioni, ndërsa ish-sulmuesi i Portos përjetoi një odise të vërtetë gjatë dhe pas ndeshjes.

Në një mbrëmje shumë të lagësht në Maracana në Rio de Zhaneiro, Hulk vuajti jashtëzakonisht shumë, duke humbur madje gjashtë kilogramë gjatë ndeshjes, siç tha ai vetë për mediat braziliane: “Që kur kam mbërritur te Atlético Mineiro, sot ishte ndeshja në të cilën isha më i dehidratuar. Kam humbur gjashtë kilogramë sot. Ishte rraskapitëse. Isha i lodhur. E nisa ndeshjen me 97 kilogramë dhe e përfundova me 91…”. Por më e keqja ishte ende për të.

I shortuar për testin e zakonshëm të dopingut, sulmuesi brazilian kishte vështirësi të mëdha në urinim, duke pasur parasysh sasinë e madhe të lëngjeve që humbi gjatë ndeshjes. Ai nuk kishte stimul të kryente funksionet e tij fiziologjike: “Isha aty për katër orë, kam pirë rreth 30 litra ujë”, deklaroi ai. “Ishte shumë e vështirë për mua të urinoja. Në fund, për fat ia dola dhe tani dua vetëm të shkoj në shtëpi”. Hulk u largua nga Maracana në katër të mëngjesit, ndërsa shokët e tij u larguan pa të. Kësgtu, ish-sulmuesi i Portos duhej të merrte avionin e tij privat për t’u kthyer në shtëpi në Belo Horizonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *