• |
ide | kryesore

Kalendar i paprecedent i kampionatit: hidhet shorti, ja kur do të luhet derbi dhe gjitha pauzat e sezonit

-Instant, F1, Sport



Në ambientet e stadiumit “Air Albania” është hedhur shorti i kampionatit për sezonin 2022-2023, ku u përcaktua edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet. Kampionati i Superiores starton në 20 gusht, me 36 javët e edicionit të 84 futbollistik, që në të njëjtën kohë është krejtësisht i pazakontë, por sigurisht emocionues për të gjithë futbolldashësit shqiptarë: “Për shkak të Kampionatit Botëror, kampionati do të nisë më 20 gusht dhe do të ndërpritet në javën e 13-të të Abissnet Superiore dhe do të rifillojë më 7 dhjetor, kur do të luhet edhe Superkupa. Vitin e kaluar implementuam edhe sistemin VAR, që ka dhënë fryte dhe rezultate pozitive. Shpresojmë që edhe ky edicion të jetë akoma edhe më rezultativ” – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

KF Tirana dhe KF Partizani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në stadiumin “Air Albania”, ndërsa edhe Klub Futboll Erzeni do të luajë në të njëjtin stadium me KF Teutën, “Niko Dovana. Derbi kryeqytetas është i parapërcaktuar për në javën e 6 të kampionatit, ndërsa 10 ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

Java e parë e kampionatit, 20 gusht 2022:

KF Partizani – KF Egnatia
KF Laçi – KF Teuta
FK Kukësi – KF Tirana
KF Bylis – KS Kastrioti
KF Erzeni – KF Vllaznia

Ndryshe nga edicionet e kaluara për shkak të finaleve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions League dhe UEFA Conference League, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 20 gusht dhe do të ndërpritet më 14 nëntor, për t’u rikthyer sërish më 28 dhjetor.

Pushimet dimërore nuk do të zgjasin shumë për skuadrat, që do të rinisin garën më 14 janar 2023 dhe nuk do të ketë më ndërprerje të gjata, me përjashtim të datave kur do të luhen ndeshjet e Kombëtares. Java 36-të dhe e fundit e kampionatit do të luhet më 24 maj 2023.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha sfidat:

Kalendari-i-ndeshjeve-te-Abissnet-Superiore-22-23



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *