• |
ide | kryesore

Kriza ekonomike; Dhërmiu sa i preferuar, aq edhe bosh këtë korrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mesi i sezonit veror dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi janë thuajse të boshatisura. Shezlongë dhe vijë bregdetare që nuk kanë nevojë për koment.

Ata që e frekuentojnë rregullisht këtë zonë nuk e kanë të vështirë të arrijnë në konkluzionin se këtë vit ka më pak lëvizje. Të njëjtin fakt e pohon edhe një nga banorët e vjetër të zonës që prej vitesh jep dhoma me qira për pushues.

Mungesën e pushuesve në pikun e sezonit veror e ndjen edhe një prej shitësve të një marketi në zonë. E njëjta situatë mbizotëron edhe në restorantet e Llogorasë, ku ka një rënie të ndjeshme.

Nisur nga ecuria e deritanishme shpresa e administratorëve të restoranteve, lokaleve dhe subjekteve akomoduese mbetet gushti dhe shpresa për ardhjen e më shumë emigrantëve

Arsyeja e kësaj situate duket se është komplekse, që nga rritja e çmimeve të transportit dhe shërbimeve e deri te cilësia e shërbimit dhe infrastruktura, që nuk justifikohet me çmimet e vendosura. /A2



7 Comments

  1. epo le ti ulin cmimet…atje kushton 20k leke nje shezllon! Mos te flasim pastaj per sherbimet e tjera.
    Keta mendojne se njerezit kane para per te flakur.
    Me gjysmen e atyre cmimeve ben pushime te mira ne Greqi

  2. Vlora, Dhermiu, Saranda duhen bojkotuar qe te kuptojne se vjedhja dhe abuzimi nuk sjellin turiste, ndaj te shohin cmimin ne raport me sherbimin.

    Thjesht me orgji e kanabis nuk sigurohet e ardhmja…

  3. Mut te hane se duan qe per nje jave te nxjerrin fitimet e nje viti pune. Le te shkojne te pastrojne halete e grekut se ate pune e bejne me qejf qirjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *