• |
ide | kryesore

Lukaku provon të pajtohet me tifozët e Inter: “Bëra gabim që u largova”

-Instant, Sport



Qindra tifozë, kore dhe entuziazëm për ardhjet e reja. Interi prezantoi fanellën e re në mes të tifozëve zikaltër në zemër të Milanos dhe Romelu Lukaku ka qenë në gjendje të shijonte sërish dashurinë e tifozëve të tij të vjetër: “Kjo është sfida ime më e madhe sportive – komentoi ai – sepse bëra gabim që u largova. Ishte e drejtë të kthehesha dhe jam i lumtur që e vesh sërish këtë fanellë. Ne duam të fitojmë përsëri.”

Nëse falja e tifozëve do të arkivohet me arritjen e objektivave, Lukaku ka një mendim edhe për fushën e lojës: “Jam i lumtur që jam kthyer te Inter dhe do të bëj gjithçka për të fituar titullin kampion”.

Mes lojtarëve të pranishëm ishte edhe binjaku i golit të belgut, Lautaro Martinez, i vlerësuar nga tifozët ziklatër: “Jam i lumtur që kam qëndruar te Inter dhe sigurisht që do të jetë një sezon sfidues, por ne jemi gati të fitojmë sërish”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *