• |
ide | kryesore

Mediat greke zbardhin përgjimet e vrasësve të Artan Cukut: “Do ta godas me thikë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbardhur të shkuarën kriminale të dy shqiptarëve, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në vendin fqinj të akuzuar se kanë porositur vrasjen e komisarit Artan Cuku, ngjarje që tronditi Tiranën më 8 prill të 2017-ës.

Gazeta “Protothema” shkruan se shqiptarët rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë, pasi ata janë autorë të veprave të rënda kriminale, si vrasje, grabitje apo drogë.

Jambelli e Leci, janë anëtarë të një bande të rrezikshme kriminale dhe rezultojnë se kanë marrë pjesë në ngjarjen e përgjakshme, të ndodhur në një kafene, në Athinë, ku u përplasën me një tjetër bandë të rrezikshme. “Protothema” thekson se ata i zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre me plumba dhe gjak.

Ishin pamjet e kamerave të sigurisë që zbardhën ngjarjen e 22 janarit 2022 kur shqiptarët u përfshinë në një shërr masiv në një furrë buke ku mbetën të plagosur 2 shqiptarë.

“Banditi shqiptar me 13 mbiemra dhe 10 emra, 42-vjeçari Bledar Jambelli, 35-vjeçari shqiptar me 3 mbiemra, Marsel Bashimi dhe 34-vjeçari shqiptar me 3 mbiemra, Kristaq Leci si dhe dy persona të panjohur i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare. Dy shqiptarët që mbetën të plagosur shoqëroheshin nga 3 të huaj dhe 3 grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me 3 automjete.

Me të mbërritur, vetëm dy shqiptarët kanë zbritur nga automjeti i tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar brenda makinave. 2 shqiptarëve u janë afruar 3 shqiptarë të tjerë të armatosur, grupi i Jambellit, dhe dy presona të tjerë të panjohur. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit.

Dy personat e panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, është afruar grupi mbështetës prej 6 grekësh e shqiptarësh, i cili ka qëndruar jashtë furrës.

34-vjeçari shqiptar ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar. Më pas, viktima, duke kuptuar se dy të pandehurit shqiptarë ishin të armatosur, ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalojë 34-vjeçarin Leci, duke e përqafuar, por ky i fundit i është larguar dhe ka filluar ta sulmojë, duke e goditur me thikë. Më pas, Leci ka qëlluar me armë një shqiptar, duke bërë që ky i fundit të bjerë në tokë i plagosur.

Hapja e bisedave telefonike ka zbuluar profilin e 34-vjeçarit Leci, i cili, siç thuhet në dosje, “ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkatdhetar, ku ndër të tjera, i ka thënë se një person i panjohur kishte për qëllim t’i zhvatë 5 mijë euro dhe se në të kundërt do ta godiste me thikë”.

“… do q*** atë, do ta godas me thikë. Pas kësaj, do ta godas me thikë, do t’i q* motrën. Vetëm për bezdisjen…”, është një nga bisedat telefonike.

“Protothema” shkruan se Marsel Bashimi u arrestua në 2007 për shkelje të kufirit. Në 2009-ën u arrestua bashkë me 9 të tjerë i akuzuar për “Vjedhje dhe grabitje”, “krijim i një organizate kriminale”, “posedim i drogave për qëllime trafikimi”.

Në 2013-ën u arrestua në Trikala, me qëllim dëbimin nga vendi, pasi konsiderohej i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të vendit.

Në 2019-ën u arrestua me dokumente të falsifikuara ndërsa në 2021 u arrestua me një thike me vete. Për të njëjtën akuzë u arrestua edhe në janar 2022.

Në shkurt të këtij viti u akuzua për “vrasje të mbetur në tentativë dhe përdorim të armës”.
Për Bledar Jambellin gazeta greke shkruan se në dhjetor 2018 u arrestua me një thikë. Më pas u pa se ishte në kërkim nga Shqipëria për vrasjen e efektivit të policise Artan Cuku, por u lirua në qershor 2019.

Në vitin 2021 u përfshi në një dosje të krijuar për një organizatë kriminale pasi u gjet me një kartë identiteti të një shtetasi grek. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *