• |
ide | kryesore

“Mund të tërhiqem 55 vjeç”. Buffon nuk njeh moshë e limite: “Fitova 12 tituj, më njohën vetëm 10…”

-Instant, Sport



Nga grumbullimi i Parmës në Pejo, Gianluigi Buffon rikthehet të flasë për të kaluarën dhe në moshën 44-vjeçare ai e shtyn finishin ende përpara për të ardhmen e tij në fushë. “Kam luajtur dhjetë vjet në Parma në jetën time të parë, pastaj njëzet vjet te Juve, një në Paris dhe tani e mbyll përsëri rrethin në Emilia. E nuk jam 100 vjeç – shpjegoi ai -. Mund të tërhiqem 55 vjec. Prej dhjetë vjetësh mendoj se kur do të ndalem, por pastaj vazhdoj gjithmonë”.

Më pas, një zhytje në të kaluarën, duke ripërshkuar triumfet e një karriere të jashtëzakonshme pa kursyer edhe një shigjetim. “Kam fituar 12 kampionate italiane, por më kanë dhënë 10…- deklaroi Gigi -. Kam fituar një Ligue 1 dhe me Parmën ndonjë Kupë Italie, pastaj Superkupa të tjera”. “Titullin e vetëm europian e kam fituar me Parmën”, shtoi ai.

Në fushë Buffon, në shumë vite si protagonist, është përballur me kundërshtarë shumë të fortë. “Pesë italianët më të fortë janë Baggio, Totti, Del Piero, Pirlo dhe Cassano – shpjegoi ai -. Të huajt, mendoj se janë Thuram, Neymar, Mbappé, Cristiano Ronaldo dhe Ibrahimovic”.

Mbyllja, në fund, me vështrimin për të ardhmen larg fushës së lojës. “Kam pasur përvoja të rëndësishme që më kanë lejuar të njoh futbollin, por nuk jam 100% i sigurt se do të qëndroj në këtë botë – përfundoi Buffon – Ndoshta do të përjetoj diçka tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *