• |
ide | kryesore

Onana i tregon ‘dhëmbët’ Handanovic: “E respektoj, por jam këtu për të luajtur”

-Instant, Sport



André Onana rinis aventurën e tij nga Interi. Pas shtatë vitesh te Ajax, portieri kamerunas do të luajë në Serie A. Në një intervistë për Dazn ai ka rrëfyer ditët e tij të para si zikaltër: “Po mësoj shumë. Jam i lumtur që jam këtu. Kam qenë në Barcelonë dhe Amsterdam, por në Itali stërvitja e portierëve është ndryshe. Këtu futbolli shihet në një mënyrë tjetër, ka një formë tjetër mendimi dhe kjo do të më ndihmojë shumë”.

Onana nënshkroi me Interin që në janar. I arrdhur me parametër zero, ai ka firmosur një kontratë katërvjeçare: “Kur fola me Ausilion, ai më dha menjëherë fjalën dhe e mbajti. Fjalimi që bëri më preku shumë. E kam njohur tashmë klubin zikaltër falë Eto’o, fola me të para se të lëvizja dhe ai më tha se Interi ishte ekipi i duhur për mua”.

Portieri kamerunas qendoi jashtë fushave për nëntë muaj pasi u pezullua për doping. Sezonin e kaluar ai bëri gjashtë paraqitje në Eredivisie dhe dy në Champions League: “Këta muaj kanë qenë të vështirë për mua, familjen time dhe për ata që më njohin. Mësova shumë, duke kuptuar vështirësinë e jetës dhe kuptova se jeta dhe futbolli nuk janë vetëm fushë, por edhe shumë gjëra jashtë që nuk varen nga ne”.

Inzaghi ka konfirmuar se Handanovic do të jetë portieri titullar. Ish-lojtari i Ajax komentoi: “Samir është një portier i madh, ai ka bërë shumë për këtë klub, ai është kapiteni. Unë duhet ta respektoj atë sepse ai ka bërë shumë. Por unë erdha këtu për të luajtur dhe për të respektuar zgjedhjet e trajnerit. Nëse ai vendos që është më mirë të fillojë me të e pranoj, e rëndësishme është që grupi të fitojë. Nëse më duhet të jem në pankinë, do të ulem i qetë dhe do të brohoras nga atje.”

Portieri i lindur në vitin 1996 është ndalur edhe tek mënyra se si ka ndryshuar roli i tij vitet e fundit: “Tani rrezikojmë më shumë, si me këmbë ashtu edhe me duar. Mendoj se jam një portier që merr shumë përsipër, më pëlqen të dal dhe të luaj me këmbë. Me sulmues si Lautaro, Correa dhe të tjerët mendoj se është fat që mund të mbështetemi tek ata”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *