• |
ide | kryesore

Ortak biznesi me partneren e kryeministres serbe, flet vëllai i Abazoviç: Ne kemi jetën tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas lajmit se vëllai tij Xhihan Abazoviç është bashkëpronar me partneren e kryeministres së Serbisë, me hapjen e spitalit të Përgjithshëm ‘Biocell spital’ në Beograd, ku edhe punon.

Xhihan Abazoviç, mjek specialist i është përgjigjur spekulimeve, lidhur hapjen e një spitali të ri në ndërtesën e ish-BIGZ, në bashkëpunim me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç.

Po ashtu është shprehur se spitali nuk ka shumë që është hapur dhe se do të zgjerohet, dhe konfirmon se është i punësuar në të njëjtin ekip edhe Dr. Gjurgiç në pozicionin shef i radiologjisë.

Vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, thotë se është goditur nga shkrimet e fundit në media dhe se fakti që vëllai i tij është kryeministër ka marrë shumë vëmendje mediatike.

“Fakti që vëllai im është kryeministër ka marrë më shumë vëmendje mediatike sesa CV-ja ime. Ne kemi jetën tonë”, ka thënë më tej ai.

Abazoviç thekson se spitali është rezultat i punës afatgjatë të gjashtë apo shtatë personave të cilët janë marrë edhe me inovacione, kryesisht në aplikimin e mjekësisë rigjeneruese dhe terapive qelizore dhe gjenetike.

Ai thotë se ai vetë ka themeluar një spital në Zemun në vitin 2015, por që tani është mbyllur për shkak të këtij projekti të ri, më serioz.

Abazoviç thekson se edhe pse shëndetësia shtetërore është ende në funksion të zgjidhjes sociale, bashkëpunimi me sektorin privat është i pashmangshëm, shkruajnë mediat serbe.

Vëllai i kryeministrit shton se edhe BE-ja është e mbyllur për inovacione, rregullimi i tyre mbetet pas praktikës, shumë gjëra nuk janë të standardizuara, prandaj nuk mund të aplikohen.

Xhihan Abazoviç përmend shembullin e Japonisë, ku kushtet për aplikimin e risive janë shumë strikte, por gjithçka mund të bëhet.

Sipas të dhënave në dispozicion, pronar dhe themelues i Spitalit të ri të Përgjithshëm “Biocell Hospital” është Vincula Biotech Group, i themeluar në vitin 2017 si Forever Young.

Vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj në një më të këndshëm, sipas Abazović, i cili më pas u bë drejtor i saj.



1 Comment

  1. Nuk thote cfare lidhje ka me vellain e Babiç por i bene reklam spitalit dhe tregon se cfare lloj semundjesh kurohen ,bravo njesoj si ky i joni ,ti i thua nuk kane buk ai thote kane ardhur turistet😂😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *