• |
ide | kryesore

Propozimi francez, tension në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dita e dytë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë se Veriut për propozimin francez në atmosferën e njëjtë si dje. Deputetët e VMRO-DPMNE-së i vazhduan tensionet dhe fishkëllimat me surle, ndërsa nuk munguan as sharjet dhe fyerjet. Që në fillim të seancës, në pyetje drejtuar ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, deputetja e VMRO-DPMNE-së ju drejtua Osmanit me “ti”, pas çka fjalën ia ndërpreu kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Qyqar, ksenofobë dhe kriminelë. Mund të çirreni, të fishkëlleni sa të doni, ne do ta vazhdojmë rrugën evropiane të këtij shteti, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe të gjitha veçoritë e identitetit etnik maqedonas”, tha Sanella Shkrijel nga LSDM.

Me fyerje ia ktheu deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrusheski, i cili në fund edhe e grisi propozimin francez.

“Absolutisht nuk kam ndërmend të ju dëgjoj, ndërsa turpërohem që ndajë të njëjtën hapësirë me ju. Për nderë të bashkëqytetarëve tuaj nga Vatasha, 12 të rinjtë të vrarë, të jua pështy marrëveshjen, edhe gjithçka”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Me flamurin e Maqedonisë së Veriut ngjitur në foltore foli deputeti i LSDM-së Nenad Kociq.

“Këta njerëz që flasin këtë janë për shërim dhe e dinë se ku, në Demir Hisar. Popull maqedonas fishkëllejnë sepse e gënjejnë popullin, e gënjejnë sepse duan ta shesin Maqedoninë dhe për këtë janë të paguar mirë. Edhe Levica edhe VMRO-DPMNE janë të paguar nga shërbime të jashtme. Rroftë Maqedonia. Rroftë populli maqedonas”, tha Nenad Kociq nga LSDM.

Fjalën e mori edhe deputeti Antonio Milloshoski i cili kundërshtoi propozimin francez.

“Е dini ju se ekspertët, gazetarët, populli dhe deputetët nuk janë aq naiv aq sa i mendoni ju. E nënvlerësoni inteligjencën e qytetarëve. Kjo marrëveshje është e dëmshme dhe është rezultat I diplomacisë suaj të keqe”, tha Antonio Millosheski nga VMRO-DPMNE.

Situata u tensionua kur deputetja e LSDM-së Zhaklina Llazarevska i akuzoi deputet e VMRO-DPMNE-së kanë disa pasaporta.

“Kush jeni ju të neve të na quani tradhtarë?! Ju që keni disa pasaporta në xhepat tuaj. Unë kam vetëm një pasaportë edhe atë maqedonase. Unë luftoj për Maqedoninë time, për gjuhën time maqedonase, për popullin tim maqedonas, për identitetin tim maqedonase, për Maqedoninë time!”, tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.

Më pas gjatë fjalimit të deputetit Antoni Milloshovski, deputet e shumicës bërtitini duke ia kërkuar pasaportën bullgare.

“Çka fitoi Maqedonia në këto disa muaj? Kemi marrëdhënie etnike të tensionuara, kemi ndarje të shoqërisë si asnjëherë më parë, kemi raste të montuara për prishje të të drejtës së protestës…, tha Milloshevski.

Për të diskutuar mbi propozimin francez gjithsej janë paraqitur 42 deputet.



1 Comment

  1. Shpresojme te kaloje votimi, dhe bullgaret te njihen ne Kushtetute si pjese shtetformuese e FYROMit. Automatikisht, shqiptaret edhe de jure,jo vetem de fakto behen populli me i madh ne FYROM dhe marrim ne dore gjithe FYROMIn jo vetem Iliriden. Aq ne favorin tone eshte kjo sa ia vlen qe edhe si Shqiperi mos te kerkojme te ndahemi nga FYROMI,se ne fund te fundit nuku be nami se e morem statusin kandidat 1-2 vite me vone. Normalisht nqs kemi ne krye nje SHAHISTY te vertete dhe jo,nje fasade shahist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *