• |
ide | kryesore

Rrëzohet shtylla elektrike në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtyllë elektrike në anë të autostradës Tiranë-Durrës është thyer në mes, ndërsa kablli elektrik ka rënë mbi asfalt.

Mësohet se një makinë kishte ndaluar në afërsi të shtyllës, dhe më pas u përplas nga një tjetër makinë nga pas, duke goditur shtyllën, e cila pas disa minutash u këput, pasi ishte e amortizuar.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se si pasojë, është krijuar trafik i rënduar në njërën anë të autostradës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e rrugës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *