• |
ide | kryesore

Verratti ‘tradhëton’ Italinë: “Ndihem francez, një ditë do të kërkoj nënshtetësinë”

-Instant, Sport



Marco Verratti ka gjetur shtëpinë e tij të dytë në Paris. Franca është bërë një tjetër atdhe për mesfushorin italian dhe Verratti prej vitesh është një shtyllë e Paris Saint Germain. “Unë erdha nga një fshat i vogël si Manoppello (pak më shumë se 6000 banorë në provincën e Pescara) në një kryeqytet si Parisi, ku je i zhytur në shumë kultura, në një moshë në të cilën farkëtohet karakteri.”- tha kampioni i Euro2020 për Sportëeek – Parisi është një qytet fantastik dhe ky vend më ka dhënë shumë. Kjo është edhe arsyeja pse ndihem shumë francez, edhe pse mbetem italian. Një ditë do të kërkoj kombësinë, pasi këtu kanë lindur edhe fëmijët e mi”.

Verratti foli më pas për shokun e tij të skuadrës dhe kombëtaren, Donnarumma: “Futbolli është i tillë: në korrik të bëjnë mbret, në mars të gjuajnë me gurë. Gigio është i ri, por tashmë ka shumë përvojë. Edhe te Milani ai vuajti ca, por ai është e tashmja dhe e ardhmja jonë: jemi të lumtur që e kemi te PSG”. E në lidhje me përjashtimin e Italisë nga Katari 2022, mesfushori flet akoma me keqardhje të madhe: “Ka ndodhur një fatkeqësi. Kemi përjetuar emocione shumë të përziera. Dy muaj para fiton Kampionatin Evropian, pastaj, mes episodeve dhe fatit të keq, nuk mund të fitosh më si më parë. Fatkeqësisht nuk ka më ndeshje të lehta, nëse gabon e paguan. Ne humbëm një ndeshje dhe jemi jashtë turneut. Por nuk duhet hedhur poshtë gjithçka, ne kemi aftësi të shkëlqyera, një grup të talentuar, që luan si ekip. Kemi fituar një kampionat evropian kur të gjithë na quajtën të mbaruar. Nga aty duhet të rinisim. Të gjithë duam ta kthejmë Italinë atje ku e meriton, në Kupën e Botës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *