• |
ide | kryesore

Video/ Christian Eriksen firmos me Manchester United 13 muaj pas infarktit: “Vendi perfekt për mua”

-Instant, Sport, Video



12 qershori 2021 ishte dita më e keqe e jetës së tij, fare pranë vdekjes në fushë për shkak të një problemi në zemër. Pastaj fundi i lumtur, operacioni dhe gjashtë muajt në Brentford për të filluar të ndihej sërish një futbollist. Christian Eriksen tani është gati për skena të mëdha dhe për tre sezonet e ardhshme, në kohëzgjatjen e kontratës së re, Manchester United do të jetë ekipi i tij dhe Old Trafford shtëpia e tij.

Ish-mesfushori i Interit, të cilin zikaltrit u detyruan ta linin të lirë sezonin e kaluar për shkak të rregullave të FIGC që ndalojnë regjistrimin e lojtarëve me probleme në zemër edhe nëse asistohen mekanikisht si në rastin e Eriksenit, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Djajtë e Kuq.

“Unë kam ende ambicje të mëdha dhe shumë për të arritur. Ky është vendi i përsosur për mua – komentoi ai -, Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të fillojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *