• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spikerit i bie gjak nga hundët, por nuk ndërpret lajmet

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një spiker lajmesh në Kinë vazhdoi të lexonte lajmet edhe pse pësoi gjakderdhje nga hunda gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Huang Xinqi vazhdoi me qetësi të lexonte buletinin e lajmeve të ditës me gjakun që i rridhte në hundë, duke i shokuar shikuesit se si ai nuk kërkoi ndihmë. Ndoshta sepse kishte frikë se mos pushohej nga puna.

Pamjet nga programi i drejtpërdrejtë tregojnë spikerin e lajmeve të Suzhou në Kinë duke prezantuar lajmet ndërsa gjaku rridhte nga hunda e tij deri në gojë.

Edhe pse kolegja e tij e ndihmoi në prezantimin e lajmeve të ditës, Xinqi luftoi deri në fund të transmetimit.

Gjakderdhja nga hunda nisi pak pas fillimit të edicionit të lajmeve të hënën. Prezantuesi tha një ditë më pas se në atë kohë shqetësimi i tij kryesor ishte përfundimi i transmetimit.

Huang Xinqi battled on until the end of the programme

Klipi që është bërë shpejt viral në rrjetet sociale kineze Weibo dhe i ka lënë ndjekësit të habitur për prezantuesin e lajmeve.

Disa vlerësuan profesionalizmin e Huang ndërsa të tjerë pyesnin nëse ai kishte frikë nga pasojat nëse ndalonte për të kërkuar ndihmë.

Në vitin 2018, një reporter sportiv korean pati një incident të ngjashëm kur vazhdoi të bënte punën e tij ndërsa kishte një gjakderdhje të rëndë nga hunda. ©LAPSI.al

Reporter Jo Hyun-il also had a nosebleed during a live broadcast



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *