• |
ide | kryesore

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez, i hapet rruga çeljes së negociatave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare. Në këtë mënyrë i hapet rruga çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së brakrisën sallën.

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së.



9 Comments

    1. Evropa e templareve ka kaluar ne durres, o i krishtere “i flakte”, para se te shkonte ne Jeruzalem.. Mos fol me gjuhen e kishes..

  1. Sidoqoftë faleminderit forcave progresive në parlamentin Maqedonas.Por kjo nuk është shumë domethënëse.Anetaresimi është larg me kushtet të vendosura dhuratë nga sekti rilindas.Duhet të thyejnë qafën këta për një anëtarësim duke plotësuar kushtet nga forcat progresiste në ndryshimin e madh që kërkohet.

  2. Te konsiderohet se, kjo ka qene pengese, eshte njesoj sikur sheh endrra me sy hapur… pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗
    Tjeter gje eshte ne thelb….

  3. si Berisha, ashtu edhe Meta nuk kanë liqen tjetër ku të lahet vetëm “pellgu i skifterëve” që e kanë krijuar vetë.

    Një rezervat ku kanë rritur dhe ushqyer me rasat politik qënien e tyre, me shpresën se do t’ju shumohet. Por u ka ndodhur si kur kinezët sollën Karasin, një peshk që rritet shpejt në Liqenin e Shkodrës: që gati shuajti Krapin e gjallesat e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *