• |
ide | kryesore

Lewandowski përqafon Xavin: arrihet akordi mes Barcelonës e Bayern Mynih

-Instant, F1, Sport



Transferimi i Robert Lewandowski në Barcelonë është tashmë punë e kryer. Klubi Blaugrana ka arritur një parim marrëveshjen me Bayern Mynih në bazën e 45 milionëve fikse plus 5 bonuse. Njoftimi zyrtar, siç raporton gazeta ‘Sport’, tashmë mund të mbërrijë në orët e ardhshme. Sulmuesi polak i ishte bashkuar tashmë Bayernit në grumbullim, por me dëshirën për të ndryshuar ambjent, e shprehur hapur në disa raste. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me blaugranat me opsion për të katërtin.

Bayern tentoi deri në fund të ngrinte sa më shumë cmimin e kartonit të sulmuesit, duke refuzuar ofertën e parë të Barcelonës prej 50 milionë euro. Por kontaktet vazhduan dhe, pavarësisht dëshirës për një ofertë që ti afrohej 70 milionëve, pas disa ditësh pritje është arritur akordi që lejon 33 vjecarin të fluturojë në Spanjë.

Situata në Bavari nuk ishte e mirë për polakun, që mori kërcënime me vdekje në rrjetet sociale nga tifozët, të dëshpëruar që sulmuesi donte të largohej nga klubi bavarez për të shkuar te Barcelona. Me mbërritjen në vitin 2014, Lewa praktikisht fitoi gjithçka me Bayernin: tetë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, një Champions League, një Superkupë UEFA dhe madje edhe një Kupë të Botës për Klube. Një qendërsulmues i aftë për të shënuar 344 gola në 375 ndeshje, që tani do të veshë fanellën blaugrana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *