• |
ide | kryesore

Luftë me flakët në Greqi, zjarr i madh edhe në Kretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zjarri i madh që ra mesditën e së premtes në Bashkinë Agios Vassiliou, në Rethymnon të Kretës, ka marrë përmasa të rrezikshme, ndërsa në orët e para të pasdites është vënë alarmi për një zjarr të ri që ka rënë në fshatin Rodakino, po në prefektura e Rethymno-s.

Pak pas orës 22:00, fshatrat Shaktouria, Krya Vrysi dhe Agios Giorgis nisën të evakuohen me urdhër të kryetarit të bashkisë Yiannis Tatarakis dhe përgjegjësve të mbrojtjes civile. Deri më tani janë evakuuar gjashtë vendbanime.

Mjetet ajrore ndaluan fluturimin në perëndim dhe tani gjatë natës vetëm forcat tokësore po luftojnë flakët dhe erën që në disa raste i kalon 70 km në orë sipas Observatorit Kombëtar.

EKAV në Rethymno dhe Heraklion dhe shërbimet bashkëpunuese me mbrojtjen civile janë në gatishmëri absolute.

Prej orësh zjarri ka kaluar rrugën provinciale që të çon nga Rethymno në Agia Galini, duke sjellë si pasojë krijimin e një fronti të zjarrtë prej kilometrash mes fshatrave Ornes, Krya Vrysi, Shaktouria dhe Melampes.

Atmosfera në jug të Rethymno-s, Plakias, Rodakino, Agia Galini është mbytëse nga tymi ndërkohë që ka një lëvizje të madhe të mbarështuesve me synimin për të zhvendosur dhentë dhe dhitë e tyre në zona të sigurta në mënyrë që të mos rrezikohen kryesisht nga tymi.

Zjarrfikësit janë duke u përforcuar vazhdimisht me forca të reja rajonale, ndërkohë që autoritetet lokale, Kryqi i Kuq dhe njësitë e ecjes vullnetare po bëjnë një betejë të madhe për të mbrojtur pronën duke ndërprerë sa më shumë avancimin e zjarrit.

Bëhet me dije se gjatë operacionit ka mbetur i plagosur lehtë një zjarrfikës, i cili është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *