• |
ide | kryesore

Nga Real Madrid në ‘qytetin e shkatërruar’, Drenthe rrëfen Rusinë: “Të paktën kishim vodka!”

-Instant, Sport



Yll i futbollit në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i blerë nga Reali sapo kishte mbushur njëzet dhe i larguar kur ishte njëzet e tre. Sigurisht që nuk mund të thuhet se Royston Drenthe nuk pati një karrierë të shpejtë, në çdo kuptim. Por ajo që dukej si fati i jetës, mbërritja në Bernabeu, e shënjoi. Pas kësaj eksperience, mbrojtësi holandez luajti vetëm në ekipe që sigurisht nuk ishin të jashtëzakonshme dhe tani, në moshën 35-vjeçare, pas një tërheqje të parë dhe një karriere si reper, ai është nën kontratë me Real Murcian, një ekip i divizionit të tretë spanjoll. Është edhe pak faji i tij dhe i një jete jo tamam profesioniste. Rrëfimet e tij publike e shpjegojnë mirë këtë.

NGA RUSIA ME PAK DASHURI
Si ajo që ai tregoi në mikrofonat e RTVRijnmond, për një periudhë shumë të veçantë të karrierës së tij: gjashtë muajt e kaluar në Rusi. Pas pesë vitesh me Realin, erdhi një ofertë e papritur: ajo e Alania Vladikavkaz. Mbrojtësi i krahut u bind të provonte përvojën e Prem’er-Liga, por shpejt e kuptoi se nuk ishte një ide e mirë. Gjithashtu sepse qyteti, në zemër të Kaukazit, nuk ishte saktësisht më i miri për ata që mes Roterdamit, Madridit dhe Liverpoolit (në kohën e Evertonit) jetonin në vende me shumë argëtim. “Vladikavkaz nuk ishte vendi ideal. Është një qytet i shkatërruar. Nuk mund të bësh asgjë argëtuese, edhe sikur të kishe shumë para”.

VODKA
Nga pikëpamja futbollistike, historia përfundoi keq, sepse Alania ra nga kategoria dhe vitin e ardhshëm nuk u regjistrua as në kategorinë e dytë. Për Drenthe këto janë gjashtë muaj për t’u harruar, duke patur parasysh edhe se për shkak të dëmtimeve ai zbriti në fushë vetëm gjashtë herë, duke arritur sidoqoftë të shënonte tre gola. Por ka diçka që holandezi do ta mbajë mend gjithmonë… “Vodka. Ne e pinim shpesh, ishte një nga gurët e themelit. Nuk ishte e vështirë të mësohesha, ne kishim vodka edhe në autobusin e ekipit. Në Rusi është kështu”. E imagjinoni se si mund ta ketë marrë këtë… shërbim një që ka dashur gjithmonë të argëtohet si Drenthe. Ndoshta mund të mos kishte shumë për të bërë në qytet, por sigurisht që hollandezi nuk mund të ankohej për mungesën e pijeve!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *