• |
ide | kryesore

Një humbje e veshur me mister: gjendet pa jetë në shtëpi, e dashura e portieres së Francës e Juventus

-Instant, Sport



Partnerja e Pauline Peyraud-Magnin, portiere e kombëtares franceze të femrave, është gjetur e vdekur në fillim të korrikut. Këtë e raportojnë mediat franceze. Lojtarja që aktualisht luan te Juventusi, është e impenjuar në Kampionatin Evropian që po mbahet në Angli. Trupi i Camille Nell u gjet i pajetë më 4 korrik në shtëpinë e saj në Torino, ku bashkëjetonin dy gratë. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe për ktë motiv ka nisur një hetim. Federata Franceze e Futbollit nuk pranoi të komentojë mbi këtë histori, ndërsa Peyraud-Magnin doli në fushë me kombëtaren në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian.

Më parë, gruaja 27-vjeçare e kishte ndjekur Peyraud-Magnin gjatë përvojës së saj në Spanjë me Atletico Madrid. Hetuesit, të intervistuar nga AFP, shpjeguan se “hetimi është duke u zhvilluar dhe mbetet i mbuluar nga sekreti”. Federata Franceze e Futbollit ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtares, ndërsa agjencia që menaxhon interesat e saj ka saktësuar se nuk dëshiron të “komentojë jetën private të Pauline”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *