• |
ide | kryesore

Sërish emoji të reja, Apple publikon listën e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Ngjyra të reja për zemrat, një kokë që mohon dhe një patë janë disa prej ikonave të reja që pritet të prezantohen së shpejti.
Lista e Unicode Consortium përmban një set me 21 ‘emoji’ të reja, ndryshe nga viti i kaluar ku listës iu shtuan 112, të cilat përfshinin njerëz shtatzënë, paterica dhe simbolin e baterisë së ulët.

Në ‘emoji’-t e reja përfshihen zemra e kaltër, gri dhe rozë, të cilat, kanë qenë një kërkesë e shpeshtë nga përdoruesit, kafshë të reja, krahë shpendësh, kandil, disa fruta e perime, simboli WiFi Eej.

Ikonat do të kalojnë një raund aprovimi përpara se të lançohen në Shtator. Emojipedia thotë se ndërsa disa prej ikonave të vogla mund të mos arrijnë në versionin final, të tjerat janë konfirmuar.

Dizenjimet janë ilustrime nga Emojipedia për paketën Emoji 15.0. Apple, Samsung dhe Microsoft  duhet të krijojnë dizenjot e tyre për ikonat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *