• |
ide | kryesore

“Shqiptarët s’kanë të drejtë të vendosin për ne”, sherr në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në orët e mbrëmjes së djeshme është shmangur një incident fizik mes deputetit të LSDM, Martin Kostovski dhe deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev. Në videon e publikuar nga Alsat shihen dy kolegët maqedonas duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyjnë deputetët Goran Misovski dhe Arbër Ademi, për t’i ndarë.

Ngjarja e pahijshme ka ndodhur gjatë seancës ku po zhvillohet debati për propozimin francez, i cili deri tani nuk ka kaluar për miratim.

Apasiev, i cili njihet si një radikal i së majtës, ka bërë një akuzë të fortë dhe në drejtim të deputetëve shqiptarë, duke thënë se ata nuk kanë të drejtë që të vendosin për fatin e maqedonasve.

Apasiev i bëri thirrje deputetëve shqiptar të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutija e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.

Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnie do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas. Klikoni linkun për të parë videon:



5 Comments

  1. Juve o gabel te fyromit do ju vinlje fundi dhe eshte ceshtje kohe.

    As qe duhet te kishit ekzistuar si shtet .

    Shqiptaret nuk e ruajne fare per ju.

    1. Një shtet ku etnitë e urrejnë njëra tjetrën nuk e ka të gjatë, ai shtet duhet ndare. Po e njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Si gjithmonë disa etni të veçanta sllave janë fajtore për një situatë të tillë.

      Krijimi i Jugosllavise ka qenë gabimi /faji më i madh i Europës ndër shekuj.

  2. OK, shqiptaret dhe gjithe trojet e tyre te dalin si entitet me vehte.
    Te pakten per vehten e tyre kane te drejte te vendosin.
    Pjesa e mbetur e ketij pseudoshteti, pra maqedonas, serbe, bullgare, turq, e rome, le ti zgjidhin vete hallet e tyre.
    Me thesht e paster se kaq nuk ka.

  3. Shqiptaret nuk po vendosin per ju o sllavo Fyromsa, Ata po vendosin per fatin e Ilirides/Maqedonise.E nqs kete te drejte nuk e paskan autoktonet/vendalite e vertete, si e paskeni ju te ardhurit? Ky eshte vetem fillimi. Dite per dite me afer Shqiperise Etnike. Nuk duhet te kerkojme ndarjen e Shqiperise nga FYROM,ia vlen te pritet per hir te interesave me te medha. Po kerkuam te ndahet Shqiperia nga Maqedonia,atehere nuk merren aq seriozisht me FYROMin me per nje kohe te gjate,(e qe dmth,me pak shanse ka qe nderkombetaret t”u kerkojne Fyromsave qe te njohin bullgaret ne Kushtetute si pjese kombeformues),pra dhe me larg dita qe ne FYROM te vendos autoktoni i vertete dhe jo sllavomaqedonasi. Ne keto momente duhet te kemi aleance te forte dhe koordinim te fshehte me bullgaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *