• |
ide | kryesore

Video/ Mision i përmbushur: Luiza Gega rrëmben finalen e Botërorit të Atletikës

-Instant, F1, Sport, Video



Në finale. Luiza Gega nuk ndalet dhe, pas perfomancave fantastike në Lojërat Mesdhetare, 33-vjeçarja vijon të shkruaj historinë me një kualifikim të rëndësishëm në finalen e 3000 metrave me pengesa në Kupën e Botës që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dibrania nuk i zhgënjen pritshmëritë, duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në kualifikuese, si për të konfirmuar momentin e saj të formës. Shqiptarja doli e treta në baterinë 2 të kualifikueseve, me kronometrin e ndalur në kohën 9:14.91, mjaftueshëm sa për të arritur finalen e një Botërori, për herë të dytë në karrierë, pas Doha 2019.

Një rezultat që i afrohet rekordit kombëtar e që jep shpresë për një paraqitje shumë të mirë në orën 04:45 të mëngjesit të 21 korrikut (me orën shqiptare) kur të zhvillohet edhe finalja e kampionatit botëror Oregon 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *