• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sherr në parlamentin e RMV, shtyhet votimi për planin francez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dështoi për të dytën ditë radhazi miratimi i propozimit Francës në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës e bënë të pamundur kalimin në votim, duke e shtyrë për të shtunën vazhdimin e seancës.

Seanca maratone nisi prej orës 11:00 të paradites së të premtes dhe u shoqëria me ofendime, debate dhe madje gati gati edhe përplasje fizike.

Në incident u përfshinë deputeti Dimitarr Apasiev nga “E majta” dhe Martin Kostovski nga LSDM. Falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike dhe gjithçka u la në masën e shkëmbimit të fyerjeve dhe provokimeve.

Deputetët e VMRO DPMNE-së përmes fishkëllimeve me bori i penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre. Ata u akuzuan nga deputetët e LSDM-së, se përveç kaosit, nuk ofrojnë asgjë tjetër për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi francez parasheh kapërcimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë.

Mospajtimet për këto çështje kanë bërë që Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, të bllokojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për më shumë se dy vjet.

Propozimi i Francës, prej 7 pikash, kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët.

Miratimi i propozimit në Kuvend do të nënkuptonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, dhe po ashtu edhe Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *