• |
ide | kryesore

E gjejnë vrasësit, por jo drejtësia/ Eleminohet Brilant Martinaj në Laç

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Skenës së atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës nuk i mungon asgjë nga ato që shihen rëndom në filmat aksion. Mjeti ku udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha parakalohet me shpejtësi nga një Volksëagen, që i pret rrugën. Të rinjtë detyrohen të ndalojnë në vend.

Nga makina tjetër dalin tre vetë dhe qëllojnë direkt me armë. Të gjendur nën breshërinë e plumbave, tre të rinjtë s‘kanë kohë të reagojnë.

Vendi i ekzekutimit te tre te rinjve ne mbikalim
Vendi i ekzekutimit te tre te rinjve ne mbikalim

Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërrojnë jetë menjëherë, sepse ishin ulur në sediljet e para. Sipas policisë drejt mjetit u qëlluan mbi 50 plumba. Makina nis të marrë flakë, kur vrasësit fillojnë të tërhiqen. Diklen Vata, që ishte ulur në sediljen e pasme del nga makina dhe tenton të largohet.
Vrasësit kthehen sërish dhe nuk e lënë gjallë duke e qëlluar me disa plumba. Makina me dy trupat e pajetë brenda shpërthen në flakë.

Volkswagen me të cilin udhëtonin vrasësit u gjet më vonë i djegur nga policia, bashkë me dy kallashnikovë. Në vendin e ngjarjes u gjetën tre lloje gëzhojash, që tregon se personat që qëlluan për të vrarë ishin tre. Një i katërt qëndroi në makinë si shofer.

Brilant Martinaj, nje nga viktimat e atentatit

Pse dyshohet Brilant Martinaj si shënjestër e atentatit

Rreth 4 vite më parë Brilant Martinaj u bë i famshëm në rrjetet sociale, ndërsa ekspozonte pistoletën e tij. Policët e Laçit e njihnin mirë. Në media prezantuar si i afërm i Ervis Martinajt. Herë nxirrte ndonjë pistoletë dhe herë sfidonte policët.

Videot qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar një “yll në ngjitje” në botën e krimit.

Por ngjarja për të cilën Brilant Martinaj u vu në shënjestër të policisë dhe gjykatave është ajo e vrasjes së ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhuljo Prela.

Xhuljo Prela, efektivi i FNSH i vrare ne Dhjetor 2020

Mendohet se vrasja nuk ka pasur një motiv të fortë, thjesht një shkëmbim fjalësh për dritat e makinës dhe kaq mjaftoi që Xhuljo Prela të ekzekutohej mëngjesin e 5 Dhjetorit të vitit 2020.
Prela ishte pranë shtëpisë së tij, kur fati i keq e solli përballë Brilant Martinajt që akzuohet se e vrau lehtësisht dhe më pas u arratis për në Britaninë e Madhe.

“Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri. Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua” u shpreh pas vrasjes babai i Xhuljo Prelës.

Procesi vazhdoi për gati dy vjet dhe policia shpalli në kërkim Brilant Martinajn. Kur u kthye nga Britania e Madhe, vrasësit e gjetën më parë se drejtësia.

Hakmarrja për vrasjen e Xhuljo Prelës është pista kryesore por jo e vetmja, sipas policisë.



23 Comments

  1. E para , Krimi i ka kokolepsur aq keq punet saqe nuk kuptohet se kush i vret dhe ke duan te vrasin . keta jane me shumice dhe secili prej tyre ka nje fedine penale super te zeze .
    E dyta , eshte policia vete qe i ngaterron gjerat ne ate menyre qe mos ta marre vesh i pari te dytin sepse eshte njesh me krimin per te mos thene me policia eshte me keq se krimi .
    E teta , kete vend e ka kap mortaja dhe tartakuti me kohe , njerezit e kuptojne kur ju vjen afer bythes .
    Shkunduni o njerez , shkunduni se narkoshteti na shkaterroje gjithçka

      1. Iku dhe nje hale me tre mutera brenda..kushu eshte kur bejne si te forte me pras ne bythe..me vjen keq sepse ishin te rinje..kaq

  2. “E gjejnë vrasësit, por jo drejtësia”

    Tamam, grupet mafioze s’kanë burokraci kur zhdukin njeri tjetrin dhe vendosin drejtësi shum shpejt. Kurse në dorë të “drejtësisë” tonë shum shum do dënoheshin pak dhe prap në rrug do ishin.

    Gjynah për atë polic të ri (Xhuljo Prela) që iku për një fjalë goje me këta kriminelë të lindur. Keshtu është kur “drejtësia” bëhet palë me krimin.

    Po ato vjedhjet në Rinas kur do zgjidhen ndonjëherë ?? Kur do shteti e kap lepurin me qerre.

    1. as per keta muta nuk po e rruajme, po keshtu kot pasi dite e diel po e kalojme diten duke lexuar per keta muta!

    2. Letini Mutat te vete eleminojne njeritjetrin. Me kete drejtesi multi, me e shendeteshme eshte vete eleminimi!

  3. Te vjen keq se si po shkon ky brez dhe me keq po beher perdite, Kto tipat si brilanti dhe disa tjere keq me vjen Por i ka hyp vetja ne qef, duan te hahen me doren e vjeter Por e kane te humbur se jane 50 vjec ato.. jane me master o bir ! Rrini urte se do piqeni me keq se ky, por rrini mire Flisni me edukate dhe mundohuni ta shijoni jeten se eshte e cmuar, Mos u merrni me ato qe skane ca humbin, se do ju hane te gjalle, Ne pergjithsi dmth po ju keshilloj, jo vetem per rastin konkret. Me mend ne koke..

  4. Ooooo paska ngordhur Brilant plera, e paskan gatuar ne zgare te gjalle. E ka radhen kusheriri i Brilantit tani, do ta gatuajne dhe Visin por si shishqebap me hellin ne bythe

  5. Policia eshte e mbaruar, meret vetem me shkeljet e shofereva.

    Si ka hyre ne Shqiperi ky person qysh aty fillon jepi 100 paund kontrollorit ne Rinas dhe nuk te rregjistron, pastaj policia e zones ku banon edhe kur e merr vesh kush eshte bie ne heshje.

    Nuk ka agje per tu habitur kjo eshte Shqiperia dhe presin turizem KM dhe shpura e tij.

  6. Eshte per te ardhur keq, qe e hodhen jeten ne kosh pa e filluar ende. Akoma me shume keqardhje per te ligat qe kane bere.
    T’u rrojne ato dy çika leke tani e shoket e trapit qe pas nje muaji do i harrojne.

  7. U lumte KALLASHNIKOVI burra!!!
    “Nje bie,mijra ngrihen “
    Enver
    Tre mutna ma pak….
    E Sa per familjet e tyre …C’fare kane mbjelle, ate po korrin!
    Lenin

  8. si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!Grupi kriminal i familjes besisha zhduket nga te tjere mafioze tani rradhen e ka miku i xen berishes vis martinaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *