• |
ide | kryesore

Grabitje tronditëse në Vlorë/ Familjarët tregojnë si u lidhën dhe përdhunuan (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm një grabitje tronditëse ndodhi në fshatin Brataj të Vlorës.

Familjarët kanë ngritur pretendimet se grabitësi Vitrin Çobaj ka pasur të vendosur një maskë të kuqe dhe i ka kërcënuar me një armë gjahu çifte.

Ata shprehen se ai ka abuzuar seksualisht vajzën 17-vjeçare e cila vuan nga probleme me shikimin, dhe ka tentuar të abuzojë edhe me nënën e saj. Madje, vajza vetë pohon para kamerave se është abuzuar seksualisht nga grabitësi.

Kryefamiljari ka thënë se grabitësin e njihte. Sipas tij, një ditë më parë grabitësi ka shkuar në banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Ai ka detyruar gruan të lidhë bashkëshortin e saj dhe më pas e ka lidhur edhe atë. Kryefamiljari tregon se pasi ka futur vajzat në kasolle ai ka abuzuar me njërën prej tyre.

Ndërsa vajza e madhe e familjes ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre. ©LAPSI.AL 



8 Comments

  1. u thoni atyre vrasesve te Martinaj te dalin nje shetitje andej nga fshati Brataj ne Vlore.Do ti benin nje nder te madh njerezimit. Ndersa familjareve u bej thirrje te kryejne vete gjyqesi. Nese dikush te perdhunon vajzen ai meriton vdekjen… por fillimisht tredhje dhe varje ne mes te qytetit qe ta shohin te gjithe!! Plehrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *