• |
ide | kryesore

Gwen Stefani akuzohet për përvetësim kulturor

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur,Gwen Stefani është përballur me kritika pas paraqitjes në videoklipin e ri të Sean Paul “Light My Fire”.

Në klip, këngëtarja e No Doubt  ka flokët dreadlocks dhe një fustan në ngjyrat e flamurit Xhamajkan, gjë që nxiti akuza për përvetësim kulturor në mediat sociale.

“Askush nuk mund të përvetësojë një kulturë siç bën Gwen Stefani”, shkroi një person në Twitter, duke ndarë imazhe të Stefanit  në videot e kaluara.

“Ahhhh Gwen Stefani u kthye në rrënjët e saj xhamajkane. Natyra është vërtet shëruese”, tha një tjetër kritik me shaka.

Fansat e këngëtares u kundërpërgjigjën në komente, duke shkruar: “Ajo nuk e përvetëson. Ajo e vlerëson atë dhe e bën atë me respekt.Ajo ka treguar gjithmonë dashuri për racën dhe kulturën. Disa njerëz e bëjnë atë vetëm për fitim. Ajo po e bën këtë sepse e do.”

Kjo nuk është hera e parë që Gwen kritikohet nga ndjekësit për këtë cështje.Në fillimet e hershme, artistja performoi me një grup kërcimtarësh japonezë të quajtur “Harajuku Girls” ndërsa promovonte albumin e saj të parë solo, “Love Angel Music Baby”.

Në vitin 2019 ajo iu përgjigj reagimit të epokës “Harajuku Girls” në një intervistë për Billboard.

“Unë bëhem pak mbrojtëse kur njerëzit e quajnë atë përvetësim kulture, sepse nëse nuk do ta lejonim njëri-tjetrin të ndajmë kulturat tona, çfarë do të ishim ne?” u shpreh Stefani.”Ju jeni krenarë për kulturën tuaj dhe keni tradita, dhe më pas i ndani ato që të krijohen gjëra të reja.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *