• |
ide | kryesore

Masakra e Fushë Krujës/ Si u ekzekutuan 3 të rinj në atentatin mafioz

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një masakër me 3 të vrarë kishte kohë që nuk regjistrohej në Shqipëri. Dhe nuk bëhet fjalë për sherr në familje apo përplasje mes 2 komshinjve për gardhin dhe vijën e ujit, por për një atentat të mirëfilltë mafioz.

Ngjarja ndodhi në një rrugë kombëtare në atë që njohet si mbikalimi i Fushë Krujës. Viktimat janë emra të njohur të drejtësisë: Brilant Martini, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Si ndodhi?
3 të rinjtë po udhëtonin me një automjet tip Volksvagen nga Tirana në drejtim të Lezhës. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dhe në mbikalimin e Fushë Krujës ata u kanë dalë paralel dhe kanë hapur zjarr në lëvizje.

Makina e viktimave është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se 30-vjeçari Diklen Vata nga Laçi ka mundur të dalë nga makina, por njëri prej autorëve ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar atë kur ka qenë i shtrirë në tokë për t’u siguruar që vrasja kishte shkuar deri në fund.

Kush është viktima Brilant Martinaj/ Kushëriri i Ervis Martinajt, i akuzuar për vrasjen e Xhulio Prelës - Top Channel
Brilant Martinaj

Ndërsa dy viktimat e tjera, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha nuk kanë mundur të dalin nga automjeti që më pas është shkrumbuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.

Pak minuta më pas një makinë u gjet duke u djegur në zonën e fshatit Larushk, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Në videon e siguruar nga lapsi.al shihet se si ekspertët janë duke marrë nga makina të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.

Policia ka konfirmuar se brenda automjetit te djegur janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë automatike MP5 që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Në zonë ka nisur një operacion i gjerë kërkimi nga forcat speciale të mbështetura nga ato RENEA, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e autorëve, por deri tani pa rezultat.

Cilët ishin viktimat

Nisur nga emrat e viktimave besohet se vrasja e sotme është në vazhdën e një sërë krimesh të rënda që kanë tronditur kryeqytetin vitet e fundit për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Brilant Martinaj është i afërm me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, emri i të cilit ka dalë në një sërë ngjarjesh kriminale. Brilant Martinaj është autori i dyshuar për vrasjen e policit të FNSH-së Xhuliano Prela dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.

U vranë sot në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj dhe Diklen Vata foto me Stresin  dhe grupin e tij - infowebtv.com
Foto e publikuar nga JOQ

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me 3 plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Brilant Martinaj është shpallun në kërkim që nga ajo kohë, por nuk ishte mundur të gjendej nga forcat e rendit.

Edhe Diklen Vata ka qenë i arrestuar për drogë. Në vitin 2017 u arrestua në afërsi të shkollës “Bajram Curri” pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Një sasi tjetër droge iu gjet në banesë. Vata u lirua dhe më pas ka ikur nga Shqipëria. Nuk dihet se si ai është rikthyer sërish në vend ku edhe humbi jetën në atentatin mafioz të së dielës. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Nganjehere edhe per vete te burgosurin eshte me mire te mbahet ne burg se sa “ti behet nder” dhe te lirohet. Bile ka pasur edhe raste kur vete prindi e ka kerkuar qe ti burgoset djali (per ta pasur me te sigurte).E njejta gje duhet te ndohte edhe me Diklen Vaten. Po te mos lirohej sot do ishte gjalle.Keshtu qe llogari atij gjykatesi dhe shtetit qe e liroi duhet ti kerkojme jo vetem ne si shoqeri por edhevete familja e tij. Ngushellime familjeve

    1. E vertete 3 kriminela me pak, por sa investitore me pak,per shkak te kesaj ngjarje apo ngjarjeve te ngjashme? Sa turiste me pak? Sa shqiptare qe bejne valixhet per te ikur me shume? Sa nena qe qajne me shume? Krimineli edhe mund te reflektoje dhe ti kthehet normalitetit,por i vdekuri nuk mund te ringjallet me kurre

      1. Keto jane fjali pa sens, keta jane gjobaxhinj per biznesin, jane kriminele qe ne keto vite nuk kane reflektuar megjithese kohe kane pas boll, jane ata qe vjedhin prona dhe rrahin e perdhunojne banoret e turistet. Perderisa shteti nuk i futi ne biruce, njerezit bene drejtesi vete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *