• |
ide | kryesore

Përplasi turistët pasi humbi kontrollin e gomones në Jalë, arrestohet 37-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga këtë të diel 37-vjeçarin, që humbi kontrollin e gomones dhe për pasojë dëmtoi fizikisht dy pushues që ishin në breg të detit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, mjeti lundrues është sekuestruar dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga policia: 

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip gomone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Gj. P., duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Incidenti i rëndë është shënuar ditën e djeshme, teksa mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët kanë qenë në breg.

31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Traumës duke marrë mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Gj. P., 37 vjeç. Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.



8 Comments

  1. Te klani e paskan nxjerr me emer e Lapsi? Mos e nxirrni ju se mbase ju jep ndonje lek a ju sjell ndonje reklame. Niveli gazetarise 0.

    1. Skuptoke nga gazetaria o John. Perkundrazi gazetari quhet qe t’i ruhet tjetrit privatesia, sidomos pasi qe konsiderohet i pafajshem deri ne momentin qe te shpallet i fajshem (megjithese nuk eshte tipik ky rast).PRa Lapsi po ben te kunderten e atyre pseudo gazetareve qe nxjerrin edhe fytyrat e femijeve,e jo me emer e mbiemer qe po e po.
      Pastaj ndryshe qe dhe une, si ti, si gjthe shqiptaret kemi qejf qe krimineleve ti dali emri. Pra ti dali emri dhe ketij te papergjegjshmi Gjergj P.

  2. A mundet qe nje kamion te te shtyp ne mes te detit? Jo nese nuk je ne Shqiperi. Ky vend çudirash i banuar nga nje turme idiotesh,debilesh, kriminelesh por ama pordhace te patundur, mund te pjelle gjithçka. Dhe me e papara akoma, bejne sikur çuditen.

  3. Ai qe perplasi familjen te vizat e bardha doli. Edhe ky moterqiri do te dale. Provo te vjedhesh nje buke dhe te piu belaja. Ardi veliu qihet ne bythe me tahirin.

  4. Po keshtu eshte kur ske mesuar akoma bicikleten dhe del me skaf per pordhe. Ne shumicen e plazheve ku ka mjete lundruese zona ka sinjalistike detare dhe eshte e rrethuar, Njeriu shkrete punon gjithe vitin per ato pushime dhe vjen rrota karit dhe ti prish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *