• |
ide | kryesore

U ekzekutua sot/ Brilant Martinaj ishte në kërkim për vrasjen e policit të FNSH-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Brilant Martinaj, autori i dyshuar për vrasjen e policit të FNSH-së Xhuliano Prela, i shpallur në kërkim nga policia, u vra sot në një atentat te “Mbikalimi i Fushë-Krujës” së bashku me dy persona të tjerë me të cilët udhëtonte.

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

https://www.youtube.com/watch?v=_KSM2g0amf0



9 Comments

  1. E kerkonte policia me 20 mije efektive dhe nuk po e gjente dot. Hasmi e gjeti kollaj fare.
    Policia qe duam !
    Qeveria qe duam !
    Mos botoni te tilla lajme qe i prishin imazhin qeverise !

    1. E c’pune ka qeveria ketu. Keta kane vrare police e kercenuar jete. Keta jane kriminele ti thua fajin e ka shteti.. Jo fajin e ke ti qe mendon mbrapsht

  2. Shqiperia eshte kthyer ne Palermon e viteve 70. Shteti nuk ekziton. Ka vetem nje kaste me pushtet lehjislativ e ekzekutiv qe vjedh e vetem vjedh cdo qindarke qe i del para.

    1. Ju o kok loqe qe prisni Tu bej shtet muti I kristaq spiunit paskeni vuajtur per lesh
      Ai eshte aty ta shkretoj kete vend si nje Greek shpirtkeq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *