Policia e shtetit vendos shpërblim për ata që japin informacione për kapjen e autorëve të atentatit që u mori jetën 3 personave mesditën e së dielës në Fushë Krujë.
“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.
Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt” – thuhet në një njoftim të policisë së shtetit.
Vendimi vjen pas një takimi që kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano pati me drejtorët e policisë së Durrësit, Tiranës dhe të Departamentit të Policisë Kriminale. ©LAPSI.al