• |
ide | kryesore

Atentati në me 3 të vrarë në Fushë Krujë, shoqërohen 10 persona në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia e shtetit që po përpiqet të zbardhë atentatin me 3 të vrarë që ndodhi mesditën e së dielës ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas medieve, të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi Komisariati i Fushë Krujës është i vogël dhe ka ambiente të kufizuara.

Mësohet se të shoqëruarit janë marrë në pyetje për rrethanat, por ende nuk ka konfirmim për ndonjë person të ndaluar. Ka vijuar edhe gjatë natës krehja e zonës nga forcat e FNSH-së dhe ato RENEA.

Policia e shtetit ka vendosur edhe një shpërblim prej 3 milionë lekësh të reja për këdo që jep informacione që do të çojnë në identifikimin apo kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *