• |
ide | kryesore

Berisha bën ‘mea culpa’ për ligjin 7501: E di që s’ka qenë i drejtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në Belsh në një takim me fermerët edhe për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

Ish-kryeministri u shpreh se ligji nuk ka qenë i drejtë dhe ka prodhuar shumë situata të pakëndshme, por në kohën ku ndodhej Shqipëria ka qenë i imponuar. Berisha madje shpjegoi shembullin bullgar që përdori të njëjtin ligj, por e rrëzoi më vonë duke bërë një rishpërndarje të re, por kjo skemë sipas tij nuk mund të aplikohet tek ne.

“Unë e kuptoj por mendoj se çdo gjë duhet ta gjykojmë me kohë. Në kuptimin që po marr një fshat në të cilin në vitet 90 jetonin 300 banor, nëse 200 prej tyre mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali s’kishte shteti për t’i ndihmuar ato. Ai lloj mekanizimi u përdor, nuk u shpik, por që nuk ishte i drejtë. Toka atij që punon dhe jeton aty, ky parim u përdor në atë ligj. 

Bullgaria përdori të njëjtin ligj, por e ndryshoi më vonë. Por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Mos harroni se nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, është më e ulëta në Evropë. Unë e di që s’ka qenë i drejtë ligji por ka qenë i imponuar nga rrethanat”, tha Berisha.



9 Comments

  1. Ligji eshte miratuar ne 19 korrik 1991 kur ky tipi a i kishte 50 deputete ne Kuvendin me 250 deputete. Ne pushtet Partia Socialiste me nje muaj emer te ndryshuar nga e Punes dhe president Ramiz Alia. Apo meqe nuk e shfuqizoi kur erdhi ne pushtet ne ’92?!

    1. ”” ka prodhuar shumë situata të pakëndshme ”’ ?

      Eshte ne vete ky ? Ti vjedhesh tjetrit pronen dhe e quan ‘ situate e pakendeshme” ?

  2. Ligji 7501 i miratuar ne 91 nga shkerdhatat e PS quhej Akti i Marrjes se Tokes ne Perdorim (AMTP). Edhe ka pasur nje kusht qe nese toka nuk punohej per 5 vjet ajo te merrej. Me 94 perpara referendumit te famshem, Sali Berisha, bythqiri i Tropojes ndryshoi nje detaj ku fjala “Perdorim” u shendrrua ne “Pronesi”. Pra AMTP u be Akti i Marrjes se tokes ne Pronesi.

    1. si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!Mbasi shkatarroje dhe futi shqiptaret ne vella vrasese tani krimineli salih karaxhic berisha

    2. si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!Mbasi shkatarroje dhe futi shqiptaret ne vella vrasese tani krimineli salih karaxhic berisha kerkon falje

  3. Po ca merreni me kete.
    Ky ka mbaru, po qe te bindet do shkres zyrtare. Do i vi ne zgjedhjet vendore.
    Do haj kollodokun, po prap do pellasi fitore, se do mari nja 7-8 bashki. Nga 1 qe ka tani.

  4. Eh more qelbesire bashke me te tjeret. Ti si evgjiti i gjylos me nje te rene te lapsit i re me qafe njerezve, pronareve. E bere pronen si gjelle qensh.Hale qelbesire ti me komunistat shqipngrenes. Ti je nje fshatar gjakpires. Ti je nje mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *