• |
ide | kryesore

Berisha thirrje BE-së: Ndalo amnistinë fiskale të Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha, deklaroi sot se PD e përkrah hapjen e negociatave dhe miraton çdo akt e vendim në kuadër të integrimit. Por Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet nga nisma e aministisë fiskale, duke e quajtur këtë një provokim ndaj BE-së.

Berisha u zotua se PD do e shpallë të pavlefshme këtë nismë kur të vijë në pushtet, duke dërguar para ligjit këdo që ka përfituar. Berisha tha se vendet e BE-së dhe partnerët tanë duhet të insistojë kundër nismës.

“Nga ana tjetër u bëj thirrje vendeve anëtare të BE-së që të insistojë deri në fund kundër miratimit të këtij ligji që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit.

PD organizohet se me të ardhur në pushtet, ajo do invalidojë këtë amnisti dhe do vendosë para ligjit të gjithë personave që kanë përfituar nga kjo amnisti, duke iu kërkuar burimin e të ardhurave.

Emrat e këtyre personave do u jepen organeve fiskale dhe penale jashtë për t’i përndjekur nëse kanë veprimtari atje.

Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj BE-së dhe vendeve anëtare dhe e konsideroj turp qëndrimin bukëshkalë të Edi Ramës,” tha Berisha.



49 Comments

  1. Sali BE para se te ndaloj keto gjera duhet te hapi njeher ato doshet e tua kriminale e te heqi ty mga politika e vendit tone

  2. hahahahaha pse me berishe posikur me ta heq amistin fiskale ty bale sa miljona te hiqen ty dhe cunit tat qe ka tegun o sale po mos fol per vjedhje pse je hipokrit

  3. BE duhet te te ndaloj ty o non grada qe del me pretendimin qe do behesh kryeminister, ti hajduti me i madh i ketij vendi

  4. Duhet ti kerkojme qe te ndalesh dhe ti se foluri se na ke lodhur hajdut boll te degjuam se vetem vrer nxjerr

  5. Me vjen shum keq per kete Saliun qe mendon se do vije perseri ne pushtet…ti kur se bwre Shqiperine ne kohen tende mendon se do e besh taniii

  6. O plakush Saliu ti je non grata nuk vjen me dot ne krye te vendittt,leje Ramen ne punen e vet qe po ben te pamunduren per ta cuar Shqiperine perpara

  7. Po cfar njeriu je keshtu ti more si nuk vure njer mend po vazhdon dhe flet brockulla akoma mor sali more i mbarum

  8. tani kujtohesh ti,,te vjen gjynah per popullin a ??? apo ke hall se te dalin te palarat sheshit po ik mor non grata fli i sy gjum

  9. te ka kap vera keq ty ee mraft pika …ska mo tani mjaft ke bo korrupsione e mjaft e zhvate popullin po qepe gojen

  10. O sali zhduku njeher e mir nga ky vend ti ke mbaruar sje me per kte pune tani shiko mos te te fusin ne burg ate bej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *