West Ham është gati të mbyllë me sukses negociatat për transferimin e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë Armando Broja, që në këtë mënyrë do të mbetet në Londër, por me fanellën e Hammers. Cështja është te detajet dhe Chelsea i ka dhënë leje shkodranit të largohet nga turneu në SHBA, ku ndodhej bashkë me skuadrën, pavarësisht zërave për transferimin e tij të mundshëm.
Broja, pasi shkëlqeu në sezonin e kaluar, i huazuar në radhët e Southampton, do të kalojë tashmë te West Ham, që kërkon të formojë një sulm krejtësisht të ri, në kërkim të objektivave të rëndësishëm. Pasi bindën Blues që t’i shesin Brojan për një shifër afërsisht 35 milionë euro, klubi londinez mbetet i interesuar edhe për Gianluca Scamacca, për të cilin prej ditësh ka nisur negociatat me Sassuolon në bazë të 50 milionë euro.
Nëse marrëveshja realizohet, sulmuesi italian në Londër do të gjejë edhe Angelo Ogbonna, te West Ham që nga viti 2015, i cili po rikuperohet pas një dëmtimi të gjatë. Përveç Brojas dhe Scamaccas, Hammers synojnë edhe mesfushorët e Lille, Amadou Onana dhe sulmuesin anësor Jesse Lingard të United.