• |
ide | kryesore

Durrës/ Vetëvritet i dënuari, në spital çohet pa jetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i dënuar është vetëvarur brenda qelisë së burgut. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Durrësit.

I dënuari Roland Hasani, 44-vjeç ka mbërritur i vdekur në spital.

44-vjeçari ishte i dënuar me 14 vjet për vrasje. Shkak për humbjen e jetës ka qenë vetëvarja në kushte të rënduara të ndërmarra nga personi, i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në këtë burg. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë. Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete. Menjëherë mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por që i ndjeri nuk ia ka dalë dot.

Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *