• |
ide | kryesore

Dyshimet/ A po vjen nga Lindja e Mesme sulmi kibernetik mbi Shqipërinë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sulmi kibernetik mbi sistemet online të qeverisë shqiptare ende nuk ka një autor, të paktën zyrtarisht. Por ndërsa fajësimi për sulme kibernetike prej vitesh bie pothuajse automatikisht mbi Rusinë, në rastin e sulmit mbi vendin tonë, është herët të thuhet nëse sulmi vjen nga Moska. Ndërsa vende të tjera janë bërë përgjegjëse për sulme të tilla kibernetike në botë, si Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, Kina dhe Koreja e largët duken të painteresuara të ndërmarrin këtë sulm ndaj vendit tonë. Por, me Iranin situata duket pak më e komplikuar. Gazeta SI del në një konkluzion që e argumenton mbi burime nga qeveria jonë. Lexoni shkrimin më poshtë. 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk jep asnjë afat, as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht se kur mund të rikthehet sërish në punë e-Albania dhe sistemet e tjera të shërbimeve qeveritare, të cilat në një vendim të pashembullt të agjencisë u fikën me arsyetimin zyrtar të një sulmi kibernetik.

Burime të Gazeta Si nga AKSHI thonë se sulmi është i koordinuar, mirëorganizuar dhe për nga përmasat dhe forma e përdorur me një kosto të lartë financiare prej të paktën 200 mijë dollarësh. Ekspertët e AKSHI-t, përveç deklaratës se sulmet mbërrijnë nga jashtë vendit nuk mund të adresojnë gishtin askund tjetër.

Dyshimet janë se sulmi është orkestruar nga një agjenci spiunazhi e një vendi të huaj jomiqësor me Shqipërinë, por pa përmendur asnjë vend.

Nga metodika e përdorur dhe vala e sulmit, dyshohet se qëllimi nuk është marrja e të dhënave, pasi për ta realizuar këtë filtrat e sigurisë së ngritur nga AKSHI në bashkëpunim me Microsoft janë pothuajse të pakalueshëm, siç thonë burimet e Gazeta Si. Por, qëllimi ka qenë bllokimi i aksesit, si të përdoruesve, ashtu edhe të administruesve të këtyre sistemeve.

Bllokimi, sipas vlerësimit paraprak të sulmit mund të realizohej përmes një programi kompjuterik të posaçëm (ransomëare), që kodon sisteme, dosje e kompjutera për llogari të autorëve të sulmit. Kur sulmet e tilla janë të suksesshme, agresorët janë të vetmit që mund të sigurojnë hapjen e tyre, por në shumicën e rasteve pa siguruar dot qasjen te të dhënat që përmbajnë sistemet, kompjuterat apo dosjet e shënjestruara në sulm.

Në këtë rast, sipas një deklarate të qeverisë sulmi me Ransomëare ka qenë hapi i parë dhe ‘karremi’ për të maskuar qëllimin e vërtetë të operacionit. “Hapi i dytë i këtij sulmi të përqendruar dhe sofistikuar është goditja në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit”, thotë Qeveria.

Në të njëjtën deklaratë thuhet se e njëjta metodë është përdorur në sulmet kibernetike ndaj Ukrainës, Gjermanisë, Lituanisë, Maltës dhe vendeve të tjera të BE-së. Për këto sulme është fajësuar Rusia. Por, Qeveria shqiptare nuk e përmend Rusinë në këtë rast.

Një hetim më i thelluar mund të çojë në zbulimin e autorëve, por deri atëherë ka disa arsye që pengojnë në fajësimin e Rusisë për këtë sulm. Së pari, me sulme të këtij lloji janë përballur sistemet qeveritare të vendeve të rajonit pas nisjes së luftës në Ukrainë, por Shqipëria nuk ishte prekur nga një ofensivë kaq kompekse dhe masive.

Së dyti, edhe Irani, Kina dhe Koreja e Veriut janë akuzuar në të shkuarën për sulme kibernetike me të njëjtat metoda. Kina dhe Koreja e Veriut pak interes kanë që të investohen në një sulm të tillë ndaj Shqipërisë, por Irani dyshohet që po.

Ditët e fundit, një aksion i SPAK çoi e të paktën 11 shtetasve iranianë, ish-anëtarë të MEK-ut në Shqipëri të dyshuar për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Por, arrestimet mund të jenë vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti agjenturor më të gjerë, pasi rreth 400 anëtare të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri janë larguar nga kampi i Manzës.

Lexo më tej: Aksioni i SPAK/ Kush është ish-muxhahedini që po fundos grupin e spiunazhit iranian 

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Vetem per spiune dhe prralla me qeros u vete mendja. Ka ceshtje te tjera me te rendesishme qe kane ndodhur. Vjedhja dhe zhvatja e parase publike permes sistemeve online te QKB, Tatime, Thesar etj nga “fantazma” qe pasi bene gati ligjet dhe Rama ua miratoi tak fap tani i fusin nje “djegme” qe asnje rekord te mos gjendet. Do shohim ditet ne vijim kur te vazhdojne serite e reja te “Ineciator 6”.

  2. Po ca kar sulmi kibernetik thoni ju ! Ska nevoj per sulm , ky i nxori vet me rroga me adresa me numer telefoni me llogari bankare me prirje politike.
    Ska sulm jo , e ka mbyll vet gruqiri per te fshi gjurmet e transaksioneve qe i kan cu na 50 milion euro pensionistave

    1. Ka edhe nje pasoj me te madhe se aq! Jam nje emigrant qe jetoj per 15 vjet ne USA .Jam sistemuar ne nje hotel prane Komunes se Parisit. Kam mar nje gjob die dhe nje sot per parkimin para hotelit! Kam shkuar 6 here te posta per te paguar gjobeat dhe me thone se sistemi eshte I bllokuar Dhe me keq akoma me thone se kjo gjendje mund te vazhdoj per 5 dite. A e kuptojne qutetaret shqiptare qe ky shtet ” xhungel” ,- I thoshte nje qytetari nje polic qe ishte I shoqeruar me te po vjedh jo vetem qytetaret shqiptar ,por edhe emigrantet shqiptare qe vijne 5,apo 10 dite te pushojne ne vendin Am! Kam 15 vjet ne USA nuk kam mar asnje gjob ,kam 10 dite ne Shqiperi dhe kam mar dy gjoba ,dhe me e keq akoma nuk I paguaj dot sepse sistemi eshte I bllokuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *