• |
ide | kryesore

E pabesushme nga Spagna, Ronaldo te Atletico Madrid: ka ardhur aprovimi i Simeones

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo te Atletico Madrid mund të bëhet, ka mbërritur tani edhe aprovimi i Simeones. Deri pak orë më parë mund të dukej çmenduri, por tashmë në Spanjë janë vërtet të bindur se portugezi mund të mbërrijë së shpejti në Wanda Metropolitano. Sulmuesi do t’i bashkohet Colchoneros, pasi edhe Diego Simeone është bindur.

37-vjeçari dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë dhe të luajë në Champions League. Bayern Mynih u tërhoq menjëherë nga pretendentët e mundshëm, Chelsea duket se është ende në garë, por lajmet e reja befasuese vijnë nga Spanja. CR7 mund të kthehet në Madrid, por këtë herë për të veshur fanellën e Atleticos. Portugezi, sipas AS, e bindi Simeonen që të nënshkruajë me të gjatë merkatos së verës. Gazeta spanjolle pretendon se përfaqësuesit e lojtarit kanë folur me trajnerin argjentinas dhe e kanë bindur që ta rikthejë Ronaldon në La Liga.

Nëse lëvizja duhet të përfundojë me sukses, do të ishte një lajm mjaft befasues. CR7, në fakt, është thellësisht i lidhur me rivalët historikë të Real Madrid. Madje, asnjëherë nuk ka pasur simpati të madhe mes portugezit dhe tifozëve të Atleticos, si dhe me trajnerin argjentinas., me të cilin ka replikuar edhe me gjeste, gjatë kohës që CR7 luante për Juventus, duke eleminuar edhe njëherë me përmbysje Atleticon në Champions. Ronaldo shënoi 450 gola gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu dhe i mohoi Colchoneros dy trofe të Ligës së Kampionëve, duke i mundur në finale. Tani, megjithatë, ai mund të bashkohet me rivalët historikë të Madridit, duke thyer zemrat e tifozëve të Blancos.

Lajmi për rikthimin e tij të mundshëm në La Liga vjen pas atyre të rreme për transferimin e tij te Sporting. Pesë herë Topi i Artë mohoi menjëherë zërat që e lidhnin me klubin e vendlindjes, duke e cilësuar lajmin si “të rremë” në rrjetet sociale. Për Atleticon, megjithatë, ai ende nuk është shprehur. Kontrata e Ronaldos me skuadrën e Premier League do të skadojë pas një viti, por lojtari do të dëshironte të largohej nga Manchester që këtë verë, për të luajtur në Champions League. Portugezi nuk është paraqitur ende në grumbullimin e anglezëve dhe nuk do të marrë pjesë në turneun e klubit në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *