Ndalesë e re në pushimet e Wanda Narës, e cila së bashku me motrën e saj Zaira kanë mbërritur në Ibiza. Gruaja e Mauro Icardit ka shpërndarë shumë foto nga Parisi ditët e fundit, duke rikonfirmuar dashurinë e saj për qytetin, ndoshta edhe si një shenjë merkato se Icardi nuk lëviz, por ajo që ka ndezur rrjetet sociale dhe trazoi fantazinë e ndjekësve të saj është një postim që ngjan sikur i drejtohet Mauro Icardit. Edhe pse ndoshta nuk ishte e adresuar për sulmuesin e PSG dhe ishte thjesht një provokim i vogël për fansat e menaxheres. Imazhi i shfaqur dhe fjalët e shkruara ishin një takim seksi që të gjithë e kanë lexuar sipas dëshirës: “Në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë”.