• |
ide | kryesore

Gjendet në Spanjë ora dy milionë euro që iu grabit Leclerc: hajdutët e kishin shitur te një sipërmarrës spanjoll

-Instant, Sport



Ora prej dy milionë eurosh që tre hajdutë ia morën nga kyçi i dorës pilotit të Ferrarit të Formula 1 Charles Leclerc, të hënën e Pashkëve, në Viareggio, është shitur dhe tani identifikuar në Spanjë. Gazeta Il Mattino e raporton lajmin mëngjesin e sotëm. Ai kronograf shumë i rrallë, një Richard Mille Rm 67-02, kishte një dedikim në kasë, që më vonë rezultoi vendimtar për rishitjen. Të tre hajdutët e bënë goditjen duke u shtirur si fansa të pilotit.

Fillimisht një selfie për ta shpërqendruar, pastaj vjedhja. Në fund, arratisja, deri në shtëpi: në Cavone, siç zbulohet nga Il Mattino, një zonë e Napolit nga ku ishin nisur tre “ekspertët” në këtë lloj grabitjesh të bëra në “transfertë”. Ky detaj i hetimit ka dalë nga disa “lajme” të mbledhura nga policia nga informatorë të futur në qarqet e krimit vendas.

Megjithatë, goditja nuk shkoi ashtu siç pritej, duke qenë se firma e pilotit nga Monaco, e stampuar në kasë, rezultoi në një rënie të fortë të vlerës. Për këtë arsye, përflitet se hajdutët kanë mundur të fitojnë “vetëm” 200 mijë euro nga një sipërmarrës spanjoll. Hetuesit vijojnë hetimet dhe janë në gjurmët e kriminelëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *