• |
ide | kryesore

Greqia proteston ndaj Serbisë dhe Ukrainës lidhur me rrëzimin e avionit me pajisje ushtarake

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Greqia protestoi ndaj Serbisë dhe Ukrainës për mosinformimin në kohë në lidhje me ngarkesën e municioneve në bordin e një avioni ukrainas i cili u rrëzua pranë qytetit verior të Kavalas të shtunën në mbrëmje, thanë burimet diplomatike greke të hënën.

Avioni Antonov An-12 që transportonte 11.5 ton paisje ushtarake mbrojtëse të prodhuara në Serbi, përfshirë mortaja dhe predha stërvitore, u rrëzua dhe mori flakë, duke shpërthyer në fushat e misrit. Tetë anëtarët ukrainas të ekuipazhit humbën jetën.

Më herët, piloti kishte njoftuar për probleme me motorin dhe iu dha leja për një ulje emergjente në Kavala, por sinjali i avionit humbi menjëherë pas telefonatës.

Ministria e jashtme greke ka paraqitur një ankesë tek ambasadori i Ukrainës në Athinë duke thënë se Greqia duhej të ishte njoftuar paraprakisht nga Ukraina në lidhje me natyrën e ngarkesës së avionit, tha një burim diplomatik grek.

Burimet diplomatike greke thanë më herët të hënën se Greqia gjithashtu do të protestonte ndaj Serbisë për të njëjtën arsye.

Ministria e jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha të dielën në mëngjes se paisjet ushtarake në avion ishin prodhuar nga industria e mbrojtjes e Serbisë dhe se blerësi i ngarkesës ishte Bangladeshi.

Autoritetet greke bllokuan zonën të shtunën dhe më pas ndaluan banorët të afroheshin dhe i këshilluan t’i mbanin dyert dhe dritaret mbyllur, ndërsa zjarrfikësit dhe njësia speciale e reagimit të shpejtë ndaj fatkeqësive po hetonin zonën./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *