• |
ide | kryesore

I dënuar në Itali si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Dibër 38-vjeçari

-Instant, Lajme



Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët” është arrestuar sot nga policia e Dibrës, me qëllim ekstradimi.

Në pranga ka rënë Bledian Salkurti, banues në Peshkopi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale”Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



1 Comment

  1. Asnje shtet nuk i trajton qytetaret e vet si mish per top. Hetimet cdo shtet i ben ne vendin e vet dhe pastaj i ekstradon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *