• |
ide | kryesore

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja paraqitet në SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ilirbeqja-e1450053547914.jpg



Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Mësohet se ai do të pyetet për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.

Më herët për këtë çështje është pyetur zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Beqja.

Kjo çështje ka 3 vite që hetohet dhe dosja është në prag të finalizimit. Hetimet për këtë çështje nisën pas një kallëzimi të Nisma Thurrje.

Në kallëzim thuhet se koncesioni është kryer në shkelje të ligjit.

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë u hap më 13 shkurt 2015, me vendim të Ministrit Beqaj.

Objekti i kontratës së PPP-së ishte ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve.

Ky koncesion do të trajtohet sipas formulës “Pay and Use,” e cila nënkupton se, kompania që do të kryejë shërbimin do të paguhet për njësi, që në këtë rast është ndërhyrja kirurgjikale”

Më 4 maj 2015, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi procedurën e prokurimit për koncesionin dhe më 26 maj, autoriteti kontraktues publikoi renditjen e operatorëve ekonomikë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave shpalli konsorciumin e përbërë nga Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed të parët me 73.89 pikë dhe në vendin e dytë konsorciumin e përbërë nga Action Laundry, S.S.I, Mario Gugliemo dhe Brema Ambiente me 42.83 pikë.

Konsorciumi që u klasifikua i pari, e ofroi shërbimin për 1 vit në vlerën e 1 miliardë lekë, kundrejt ofertës 753 milionë lekë të ofruar nga grupi i operatorëve të udhëhequr nga Action Laundry, që u rendit e dyta.

Kompania me qendër në Durrës pretendoi se diferenca për 10 vjet shkonte në 17.8 milionë euro. Më 8 qershor, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga Action Laundry iu ankua KPP-së duke kundërshtuar renditjen e operatoreve në procedurën e koncesionit si dhe kualifikimin e konsorciumit tjetër, të përfaqësuar nga Servizi Italia S.p.a.

Më 22 qershor, KPP-ja pranoi pjesërisht ankesën e Action Laundry dhe i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësonte ofertat, pasi vërente se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë kishte gabime matematikore.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve u rimbajt më 28 shtator 2015, dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve Servizi Italia, që çuditërisht, kësaj here kjo kompani mori më shumë pikë se në vlerësimin e parë.

Nga 73.98 pikë që kishte, ajo u rivlerësua me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më tepër. Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga Action Laundry mori 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Sipas Action Laundry, rivlerësimi i dytë i pikëve nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë sërish i pasaktë dhe i dyshimtë, pasi pikët e akorduar konsorciumit të drejtuar nga Servizi Italia qenë rritur ndjeshëm.

Action Laundry gjithashtu nënvizon që oferta e konsorciumit të drejtuar nga Servizi Italia për një periudhë 10-vjeçare tejkalon dhe fondit limit prej 9.6 miliardë lekësh.

E pyetur nga BIRN, Ministria e Shëndetësisë i hodhi poshtë pretendimet e Action Laundry si të pavërteta.

Në një shkrim investigativ të BIRN të asaj kohe thuhet se pas komopanisë fituese qëndron biznesmeni Ilir Rrapaj i lidhur me ministrin Beqaj. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Ja edhe nje “duar-akullore” tjeter, si shume te tjere ne pushtet.
    Foto e mrekulueshme per modelin e qeverisjes mavi.

    1. Të shtunën isha mjek roje në kirurgji dhe operova pesë pacientë në urgjencë.
      Shërbimi im 24 orësh i të shtunës do të paguhet 60 mijë lek të vjetra, se kaq thotë Manastirliu e ka mundësinë shteti shqiptar!
      Ndërsa PPP-ja e Sanit do të marrë plot 1.3 milionë lek të vjetra( 5x 260 mijë) për zierjen e instrumentave të operacioneve me të cilët unë shpëtova pesë jetë të shtunën!
      Nga këto para, ky basketbollisti në foto me çantë shpine bashkë me kapitenin e tij të ekipit “Rilindja„ marrin të paktën 40%, apo 520 mijë lek. Se 40% përqind ka tek Sani ai bedeli emigrant Rrapaj.
      Në Gjermani për këtë punë në shërbim 24 orësh doktori merr të paktën 500 euro dhe sterilizimi kushton nja 100-150 euro, Në Rilindistan doktori paguhet 50 euro dhe PPP-ja e Beqe Ramës merr plot 1000 euro!

      1. Analizë e saktë! Kur të kesh kohë tregoja atyre kokë cepshave që votojnë për Ramën e sektin e Rivdekjes.

        Gjithashtu faleminderit për shërbimin tënd ndaj njerëzve.

    2. Me te vjedh edhe debili hamdiut apo hamitit. Prandaj ne vazhdofte keshtu me mire mos te kete shqiperi, turp i njerezise. Moterqirat patronazhiste kane ndonje llaf per li-derrin global bythecpuar?!

  2. Ne pith te kurves te veje. Nje plehre me pak. Ptu qelbesira. Tipiku i hajdutit qe vjen ne zyrat e shtetit vetem per xhepat e tij. Frika e vetem eshte qe do ja shesi pislliqet e veta katunareve qe mbante per seksera.

  3. Te shikojne listat e chek up ,nje verifikim fare i vogel jane persona qe jetojne jashte e rezultojne sikur kane kryer chek up,ka pasur nje norme mujore 30 persona per mjek .Jane gjobitur mjeke e infermier per mosrealizim plani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *