• |
ide | kryesore

KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së, rekord në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe para kandidate.

Ky është niveli më i lartë në rajon, duke ia kaluar edhe Malit të Zi, që deri tani kishte borxhin më të lartë deri tani.

Sipas raportit të Komisionit Europian, stoku i borxhit publik u rrit në 82.7% të PBB-së, në rritje nga 74.9% në tremujorin e mëparshëm dhe 68.8% të PBB-së një vit më parë.

Ndërsa Ministria e Financave, në buletin e borxhit publik e raporton nivelin e borxhit në nivele shumë më të ulëta prej 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022, në rënie nga 73.1% në fund të vitit 2021.

Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së, Bosnjë Hercegovina (35.4%), Maqedoni e Veriut (47%), Serbi (56.5%), mali i ZI (76.6%).

Në vitin 2020, të gjitha vendet e rritën borxhin publik, teksa qeveritë hartuan paketa ndihme për të mbështetur ekonominë që u godr nga karantinat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Rekordin e arriti Mali i Zi, që e çoi borxhin në mbi 100% të PBB-së. Shqipëria, ndonëse e rriti borxhin dha paketat më të ulëta të ndihmës me rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare.

Më pas, me rimëkëmbjen e ekonomisë borxhi filloi uljen në të gjitha vendet, por në Shqipëri, sipas shifrave të Komisionit Europian rezulton që tendenca është në rritje.

Fondi Monetar Ndërkombëtare e ka rekomanduar vitet e fundit qeverinë që të ulë borxhin publik, të përqendrohet në kryerjen e shpenzimeve të nevojshme dhe të orientojë një pjesë të të ardhurave për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje. Tashmë që inflacioni kërcënon të ngadalësojë ekonominë, një borxh i lartë nuk i krijon hapësira fiskale qeverisë për të mbështetur ekonominë dhe shtresat në nevojë.

Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën. /monitor

https://www.monitor.al/shifrat-e-ke-borxhi-publik-ne-shqiperi-arrin-ne-82-7-te-pbb-se-rekord-ne-rajon/



6 Comments

  1. I ul shpenzimet qeveria,por shpenzimet per njerezit ne nevoje,ata me te keputurit dhe per te tjeret me radhe.
    Ndersa per veten e vet,duan jete luxi,dhe te mendosh keta llumra ne lux,paradoks i gjalle.
    E keqja eshte se i genjen mendja se te jetuarit ne luks, i shnderron automatikisht ne fisnike,harrojne qe bishti qenit,bisht qeni ngelet,ligesia,budallalleku i lexohen me kilometra larg.
    Sa kohe do bejme sehir,keto hijena do na pijne edhe piken e fundit te gjakut.
    Gjithe ky borxh,nga ne pret te paguhet,platforma eshte e qarte,disa vetem marrin (zhvasin),dhe shumica vetem paguan.Pjesa qe paguan e ben per faj te indiferentizmit,budallallekut,apo kur u ndane keto na rane,por do paguaje derisa te vendose te marre ne dore fatet e veta.

  2. 82.7%???? Ec ec se 107% e ka kap me kohe. Nen udheheqjen e ndritur te Ramazanit ky vend ka shkuar per lesh “patronazhisti”.

    1. ke te besojme ? Qeveria thote qe borxhi i brendshem nuk i kap 70 % madje e ka ulur ne raport me fundin e vitit 2021 ndersa Keshilli Europian thote qe kemi borxhin mbi 87 % … nedrekohe qe jane mbledhur per shkak te rritjes galopante te çmimeve 45 mld leke me shume se sa ishte planifikuar , paguhen inceneratoret ne emer te kontratave te cilat jane shkelur me te gjitha mundesite nga sipermarrsit e kontrktuar nga qeveria , kompensohen kompanite qe kane kontrata , paguhen koncensione vetem popullit te thjeshte nuk i jepet asgje paçka se Greqia i jep para edhe per pushime per shtresat ne nevoje …. ke duhet te besojme qeverin tone apo Ke ???

  3. Shifrat qe jepen per Shqiperine, ashtu si sondazhet apo formularet e “keshillimeve me popullin” jane te kontrolluara nga qeveria.

    Shteti ne prag te falimentimit synon te mbushe arken me amnistine fiskale.

    Megjithate spektakli vazhdon…
    Rama shkon ne Bruksel per nje formalitet si zyrtarizimi i hapjes se negociatave te anetaresimit me BE, duke marre nje shpure prej 25 marionetash me vete.

    Perse duhet ky pompozitet e harxhim i kote i parase publike, kur kriza ka mberthyer vendin si dekada me pare?!

  4. Shtet karagjoz e i falimentuar. Kete qe i bene Rilindasit Shqiperise nuk ja ka bere as hasmi. Tek e fundit cfare mund te presesh nga njerez qe jane te afte vetem per reklame e fasade dhe komplet bosh perbrenda, paaftesi totale. Po prit prit, s’keni pare gje akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *