• |
ide | kryesore

Kosovë/ Dy viktima dhe mbi 600 raste të reja me koronavirus

Arkiva



Dy persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 615 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas raportit ditor, MSH-ja njofton se rastet e reja dolën pas testimit të 1.465 mostrave. Nga kjo shifër i bie që përqindja e rasteve që kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19 është 41.97 për qind.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 285 persona. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 5.687.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me sëmundjen COVID-19, duke shtyrë autoritetet që të bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *